• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Formacioni i De Biasit përballë Serbisë

by
07/10/2015 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Formacioni i De Biasit përballë Serbisë

Kombëtarja do të zhvillojë sot në orën 18:30 stërvitjen e radhes para takimit me Serbinë. Kuqezinjtë nuk do të udhëtojnë drejt Elbsanit për përgatitjet e fundit, por do të qëndrojnë në Durrës. De Biasi nuk do të ndryshojë shumë nga formacioni i ndeshjeve të fundit, por për grupin me të cilën do të luajë përballë Serbisë tekniku italian pritet të japë më shumë detaje në konferencën e parashikuar gjatë orëve të pasdites. Italiani është shprehur se e kanë në kokë formacionin, por gjithsesi dilemat nuk mungojnë për mesfushën ku është thirrur edhe Alban Meha.

Rikthimi i Elseid Hysajt me shumë gjasë do të ulë në stol Berat Gjimshiti që megjithëse nuk luajti në pozicionin e tij natyral bëri një debutim të mirë në ndeshjet me Danimarkën dhe Portugalinë. Qendrën e mbrojtjes De Biazi do t’ia besojë dyshes Cana-Ajeti. Kapiteni i kombëtares është stërvitur rregullisht dhe pas dëmtimit në kampionat.

Loja e kuqezinjve pritet të jetë ajo e zakonshmja me qarkullimin e topit, në mesfushë por janë përgatitur edhe për një luftë të fortë sportive me kundërshtarin. Gjatë senacave stërvitore lojtarët janë shfaqur të qetë dhe të përqendruar në përvetësimin e skemave të udhëzuara nga De Biasi dhe ndihmësit e tij. Ndaj Serbisë nuk mund të zhvillohet një lojë me krosime të larta në zonë, për shkak të shtatalartësisë së mbrojtësave serbë.

Next Post

Çmimi Nobel për Paqen, ja pretendentët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com