Në 12 tetor do të akordohet çmimi Nobel për Paqen. Tashmë janë shpallur personalitetet dhe shoqatat që janë në garë për ta marrë. Mes tyre spikasin Papa Françesku, Kancelarja Merkel dhe kryetarja e bashkisë së Lampeduzës. Janë gjithashtu në garë një gazetar rus, një mjek nga Kameruni, Presidenti i Kolumbisë dhe kundershtari i tij guerrilas etj.


