Casillas, Pepe e Ibrahimovic janë në mesin e lojtarëve që do të jenë të lirë gjatë verës.
E përditshmja spanjolle “AS’, ka publikuar formacionin më të mirë me lojtarët që do të jenë pa kontrata gjatë verës, transmeton Gazeta Express.
Në portë është legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, të cilit i skadon kontrata me Porton në fund të qershorit dhe ende nuk ka rinovuar me portugezët.Cazorla (Arsenal), Yaya Touré (City) De Rossi (Roma) e Ibrahimovic (Manchester United), janë disa nga lojtarët të cilëve u skadon kontrata në qershor, përcjell Gazeta Express.
Ja formacioni më i mirë me lojtarët që do të jenë të lirë gjatë verës:
Portier: Casillas (Porto)
Mbrojtës: Arbeloa (West Ham), Pepe (Real Madrid), John Terry (Chelsea), Clichy (City)
Mesfushorë: Cazorla (Arsenal), Yaya Touré (City) De Rossi (Roma)
Sulmues: Jesús Navas (City), Balotelli (Nice), Ibrahimovic (Manchester United), përgatiti Express. (b.an)










