• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forcimi i lekut gjatë 2017, bien çmimet e mallrave të importit

by Java News
06/09/2017 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcimi i lekut këtë vit i ka bërë çmimet e mallrave të importit më të lira. Kjo ecuri është konfirmuar edhe nga INSTAT i cili referoi sot se Indeksi i Çmimeve të Importit u ul me 1,5 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2016 dhe me 0,7 %, në krahasim me tremujorin e parë 2017.

Çmimet e importit të produkteve në aktivitetet e Industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë çmimet e importit të produkteve në aktivitetet ”përpunimi i produkteve ushqimore” me 3,0 %, “përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 0,2 %, “prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,9 %.

Krahasuar me tremujorin e dytë 2016, çmimeve e importit të produkteve në aktivitetin “nxerrja e mineraleve të tjera” kanë shënuar rritje me 0,5 %. Në tremujorin e dytë 2017, ndryshimi tremujor i indeksit është -0,7 %. Çmimet e Importit në seksionin “Industria nxjerrëse” pësuan rritje me 1,1 %, ndërsa në seksionin e “Industrisë përpunuese” pësuan rënie me 0,8 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.

Banka e Shqipërisë në një analizë të posaçme për këtë qëllim, pohoi se presionet e përgjithshme inflacioniste në tremujorin e dytë të vitit u ngadalësuan kryesisht nga reduktimi i kontributit të inflacionit të importuar krahas zhvillimeve të përmbajtura nga ana e inflacionit të brendshëm.

Inflacioni i importuar vlerësohet të ketë dhënë një kontribut prej 0.8 pikë përqindjeje në inflacionin total të tremujorit të dytë të vitit 2017 ose 0.4 pikë përqindje më pak sesa në tremujorin e kaluar. Presionet inflacioniste me origjinë të huaj vlerësohet që ndikojnë inflacionin vendas me rreth 1-3 muaj vonesë.

Banka e Shqipërisë arsyeton se nga ana tjetër, mbiçmimi i kursit nominal efektiv të këmbimit (mesatarisht me 4.2% gjatë të njëjtës periudhë), frenoi përçimin e efekteve të çmimeve të huaja.(monitor)

a.ç

Next Post
Parlamenti i ri mblidhet të shtunën, pritet të ketë dy seanca

Parlamenti i ri mblidhet të shtunën, pritet të ketë dy seanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

Protesta e Berishës para parlamentit, ish-deputeti i PD: Opozita e paaftë!

March 13, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

March 13, 2026
Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

Hoxha takim me të ngarkuarën me punë të SHBA: Shqipëria krah aleatëve për paqen ndërkombëtare

March 13, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

March 13, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Avokati: 200 mijë qytetarë nuk votojnë PD-në se nuk duan Berishën

March 13, 2026
Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

Lufta me Iranin, rriti çmimet! SHBA heq përkohësisht sanksionet mbi naftën ruse në det

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In