• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forcat Speciale dekorohen me medalje të artë në Britani

by Java News
22/10/2016 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e Forcë së Kosovës(FSK),e përbërë prej 8 pjesëtarësh është dekoruar me Medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol’’në Wells të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas një komunikate të MFSK-së, ceremoninë e dekorimit me medaljen e artë nga afër e ka ndjekur edhe komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama i cili duke parë nivelin e sfidave gjatë këtij ushtrimi është ndarë jashtzakonisht i kënaqur me performancën e skuadrës.

“Ushtrimi është mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor në Wells të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa skuadra e FSK-së ka zhvilluar patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6-të nga data 19  deri me 21 tetor 2016”.

“Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK-së edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke arritur të njejtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë”,thuhet nw komunikatw.

Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave  nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze kanë marrë pjesë gjithësejt  edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë  nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Kanada, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia.

Deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi, ndërsa 16 të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgatitjeve të mjaftueshme janë tërhjekur nga ushtrimi.

Ky ushtrim daton qysh nga viti 1959 dhe njihet në mbarë botën si një ndër patrollat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrinë të dekorohet me medaljen e artë dhe shkalla e dështimit është mjaftë e lartë. Me qenë se kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë lloj ushtrimi, dekorimi me medaljen e artë i ka lënë të befasuar  si vendin nikoqir ashtu edhe vendet tjera pjesëmarrëse. Kjo performancë e suksesshme e skuadrës ka bërë që FSK të njihet nga vendet pjesëmarrëse si një organizatë serioze dhe shumë profesionale, ku pa dyshim që në të ardhmen si rezultat pritet të rrisë bashkpunimin me ushtritë e vendeve të tjera.

Faza përgatitore për këtë ushtrim ka zgjatur rreth 9 muaj të plotë ku janë përfshirë 3 muaj parapërgaditje,  5 muaj trajnim intenziv dhe një muaj trajnim familjarizues me regjimentin Royal Irish të ushtrisë Britaneze.

Ky sukses ka qenë një tjetër dëshmi që FSK po shkon në hapa të sigurt drejt zhvillimit të një force profesionale duke nxjerrur kuadro të rinjë që në evenimente të ndryshme  janë konkurrencë serioze për ushtrit e vendeve të zhvilluara.

Next Post
Dervishaj inspekton impiantin e përpunimit të ujërave në Orikum

Dervishaj inspekton impiantin e përpunimit të ujërave në Orikum

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e aktivistit serb: Për pushtetin në Beograd, shërbimi sekret rus është autoritet suprem

Deklarata e fortë e aktivistit serb: Për pushtetin në Beograd, shërbimi sekret rus është autoritet suprem

August 13, 2026
Çfarë nuk thuhet për pretendimin e MABCO-s ndaj shtetit shqiptar

Çfarë nuk thuhet për pretendimin e MABCO-s ndaj shtetit shqiptar

August 13, 2026
Ushtarët amerikanë tentojnë vetëvrasjen, alarmi në SHBA, dislokim rekord në det për luftën me Iranin

Ushtarët amerikanë tentojnë vetëvrasjen, alarmi në SHBA, dislokim rekord në det për luftën me Iranin

August 13, 2026
VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

VIDEOLAJM / Uji vërshon në rrugë, shpërthen tubacioni tek ura e TEG-ut

August 13, 2026
Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

August 13, 2026
Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

August 13, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kush po i vë zjarret?

August 13, 2026
Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

August 13, 2026
Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

August 13, 2026
Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com