• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Forbes” shkrim për ish- deputeten shqiptare që la mandatin: Sipërmarrësja që po shtron rrugën e teknologjisë në botë!

by Java News
04/07/2018 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prestigjiozja “Forbes” i ka kushtuar një artikull ish deputetes shqiptare Rudina Seseri e cila është themeluese dhe manaxhere e “Glasswing Ventures” një kompani që po ndihmon në ndërtimin e gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale. Vec investimit, kompania ku shqiptarja Seseri është themeluese e manaxhere, ndihmon me drejtim strategjik dhe strategji rritje, ndërtim bordesh dhe ekipesh drejtuese, partnership strategjik etj.

Në artikull evidentohet se si sipërmarrëse ajo po investon në start-up prej më shumë se një dekade. Seseri tregon gjatë intervistës së është diplomuar në “Wellesley College” dhe ka punuar për tre vite si analiste investimesh bankare në “Credit Suisse” në grupin e teknologjisë.

“Ishte atje që kuptova se industria e teknologjisë ishte ajo ku unë doja të isha. Gjatë kësaj kohe po studioja në Harvard Business School (HBS) dhe u takova me Rick Grinnell që më vonë u bë bahkëthemelues me mua i “Glasswing Ventures”.

Në fakt ishte ai që më rekrutoi nga roli im nga Microsoft për të punuar si sipërmarrëse. Kemi pasur një sipërmarrje të qëndrueshme në kohë e të sukseshme në aspektin e partneshipit.

10 vitë më vonë kulminoi me formimin e “Glasswing Ventures” një sipërmarrje në hapat e parë që i dedikohet ndrëtimit të gjeneratës tjetër të kompanive teknologjike të inteligjencës artificiale” thotë ndër të tjera Seseri.

Por si e zgjedh ajo se në cilat sipërmarrje të reja apo se ku duhet të investojë?

“Ka një listë të gjatë celësash dinamikë dhe karakteristikash që ne kërkojmë.

Më lejo të evidentoj dy karakteristika dalluese që ne kërkojmë në cdo kompani ku ne investojmë: transformimin e rolit që këto kompani kërkojnë të luajnë në industritë respektive (ose në industrinë që po krijojnë) dhe aftësinë e jashtëzakonshme të ekzekutimit përmes formimit e manaxhimit të ekipeve.

Kur vijmë te themeluesit, ne kërkojmë për ata individë që ndërtojnë kompani e jo vetëm produkte dhe që janë të aftë që të rriten ndërsa biznesi i tyre rritet” shprehet Seseri. Seseri u zgjodh deputete në Durrës në zgjedhjet e vitit 2009, por dha dorëheqjen nga mandati në vitin 2011 për t’iu përkushtuar angazhimeve të tjera profesionale.(SCAN)

Intervista e plotë:https://www.forbes.com/sites/elanagross/2018/07/03/how-this-female-venture-capitalist-is-paving-the-way-for-the-future-of-technology/#59428db26b8c

Next Post
Opozita ‘pushton’ foltoren, Basha LIVE në Facebook: Rama do na fajësojë ne për negociatat

"Teatri në Parlament", ja skenari i opozitës për nesër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati Gjermeni: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

Pr.ligji për shërbimin e jashtëm, Këshilli i Ambasadorëve: Rrezikon karrierën diplomatike. S’janë marrë në konsideratë sugjerimet tona

January 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

January 19, 2026
“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

“Mazhoranca u kthye në kartonë”, Zhupa në Konferencën e Kryetarëve: Parlamenti pa rol, opozitës i shkelen të drejtat!

January 19, 2026
Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

Të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018, arrestohen dy vëllezërit

January 19, 2026
E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

E quajti “seksion të PS”, por vendimet e GJK ndaj Berishës tregojnë një panoramë tjetër

January 19, 2026

Berisha kundër projektit “Smart City”: Jo vetëm asgjëson privatësinë e çdo qytetari, por edhe çmimet i ka 30-fish!

January 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali: Nuk ka falje tokash apo territoresh, projektet në Sazan janë pjesë e zhvillimit

January 19, 2026

Shtyhet seanca! Avokatja do të takohet me Veliajn, më pas do të paraqesë parashtrimet

January 19, 2026
Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

Begaj mesazh deputetëve me rinisjen e Kuvendit: S’kemi kohë për të humbur, as energji për të shpërdoruar!

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In