• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fondi i Komunitetit/ Veliaj në Njësinë 2: Mos ngatërroni partinë me familjen, partia numër një është familja

by Ardit Rada
02/10/2020 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia 2 në Kryeqytet, një prej zonave ku investimet e Bashkisë së Tiranës kanë transformuar tërësisht cilësinë e jetesës së qytetarëve, ishte ndalesa e radhës e turit të kryebashkiakut Erion Veliaj në çdo njësi. Ai inspektoi një prej pallateve përfituese nga Fondi e Komunitetit, nisma e suksesshme e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikonstruksionin e pallateve. Veliaj u shpreh se, falë këtij projekti, familjet e pallateve të vjetra, në të cilat nuk vihej dorë prej vitesh, jo vetëm do të kenë kushte më të mira jetese, por do iu rritet edhe vlera e pronës.

“Në çdo punë që kemi bërë ka pasur gjithmonë një minorancë që i ka kundërshtuar, por me të mbaruar kanë rënë dakord dhe asnjë nuk identifikohet me rezistencën e fillimit. Shtëpitë marrin vlerë, bashkia ndërkohë shtron rrugën me asfalt dhe nga ky pallat përfiton e gjithë mëhalla. Por, nëse rri vetë në një shtëpi që fut lagështirë, që s’është e veshur me kapot, ku fatura e energjisë shkon “fiu” si në verë për ftohje, ashtu edhe në dimër për ngrohje, i bën dëm vetës tënde”, shpjegoi Veliaj, teksa shtoi se mirëqenia e familjes është e para.

“Ti mund të rrish me partinë tënde, voton kë të duash ti, por mos ngatërroni partinë me familjen, se partia numër një është familja. Për sa kohë janë 30 familje, 28 bien dakord, janë 2 që thonë ‘Jo’, – ngaqë janë me filan parti, – ‘unë do të rri në të ftohtë ose në lagështirë’, kjo është një marrëzi. Partia numër një është shtëpia jote, familja jote, gjaku yt, pastaj vijnë partitë e tjera. Unë e kam për shumë krenari që jam socialist, por nuk them jam gati të më pikojë tarraca për partinë, veç ai i partisë tjetër të mos ma rregullojë”, tha Veliaj.

Një prej personaliteteve që i janë bashkuar kësaj nisme në zonën e Pazarit të Ri, ish-Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, prof. Pandeli Troja, është bërë bashkë me fqinjët për të rikonstruktuar pallatin me Fondin e Komunitetit. “Fakulteti i Shkencave është i yni, por Fakulteti i Shkencave është pak si ky pallati, bie dakord shumica, por janë dy veta që do thonë s’dua. Unë e di që sa herë që nis një punë e mirë dalin dy që e prishin për të gjithë dhe mbahet peng i gjithë pallati sa të binden dhe ata të dy, që më në fund u bindën”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari Veliaj tha se ashtu sikurse edhe me veprat e tjera të Bashkisë së Tiranës, edhe Kopshti Botanik do të transformohet. “Kopshti Botanik është i juaji, me investimet tona, se nuk keni fuqi financiare. Unë e kam mbajtur çdo fjalë. S’kam ndërtuar pallat as tek fusha në Laprakë, as tek këndi i lodrave, as tek Parku Rinia, por si në shtëpi, nëse nuk vë dorë ajo zë myk, edhe Kopshti Botanik, nëse kthehet vetëm në një sfodn ku bëjnë fotografi nuset, duke korruptuar rojën, nuk është më një hapësirë shkencore. Ndaj, profesor, garancia ime për Fakultetin dhe për ata dy që kanë mbetur pa u bindur, u them: Mos shihni partinë, por shihni shkollën! Secili me partitë e veta në datë 25 prill, por nuk bëhet politikë me Kopshtin Botanik”, u shpreh Veliaj.

Edhe banorët u shprehën të kënaqur për investimet e bëra në këtë zonë nga bashkia. “Çdo gjë që e keni filluar, e keni mbaruar. Ju lumshin duart!”, shprehet një prej tyre. “Unë jam këtu që në vitin ‘87, por nuk kam parë kryetar bashkie më punëtor se ju,” thotë një tjetër qytetar, që prej 30 vitesh jeton në këtë zonë.

Deri më tani, nismës së Fondit të Komunitetit i janë bashkuar 50 pallate, banorët e të cilave, në bashkëpunim me bashkinë, investojnë në riparimin e ndërtesës së amortizuar nga koha.

Next Post
“Provokacija”, mediat serbe alarmohen nga deklaratat e Ramës: Porti i Durrësit bëhet “Porti i Kosovës”

"Provokacija", mediat serbe alarmohen nga deklaratat e Ramës: Porti i Durrësit bëhet "Porti i Kosovës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

October 30, 2026
Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

October 30, 2026
Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

October 30, 2026
Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

October 30, 2026
Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

October 30, 2026
Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

October 30, 2026
Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In