• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fondi i Komunitetit”, rikonstruktohet një pallat tjetër në Njësinë 4

by Java News
21/01/2019 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma e suksesshme e Bashkisë së Tiranës, e cila u vjen në ndihmë qytetarëve për rikontruksionin e pallateve me “Fondin e Komuniteteve”, do të vijojë edhe gjatë 2019-s. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte sot në Njësinë 4, ku inspektoi restaurimin e fasadës së pallatit në Rr. “Myslym Alla”.

“Mezi pres që këtë frymë ta vazhdojmë edhe gjatë 2019-ës. Ne kemi miratuar sërish një fond për pallatet. Edhe për ata që kanë qenë ndoshta dyshues. Pallatet e tjera shohin një pallat që ka dalë në dritë dhe inkurajohen edhe ata. Më vjen mirë që pjesa më e madhe e komunitetit që kanë bashkëpunuar nuk janë bosa dhe pasanikë, janë edhe pensionistë, edhe nga komuniteti rom, egjiptian, edhe njerëz me mundësi të vogla ekonomike. Por, ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëdalje”, tha Veliaj.

Falë projektit të Bashkisë, 45 familjet e këtij pallati të ndërtuar para viteve ’90 dhe ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh, do të kenë kushte më të mira jetese. “Erdha ta shoh vetë se si edhe një lagje, edhe një komunitet, një bllok pallatesh që nuk e ka shtëpinë në qendër të Tiranës, arrin të organizohet dhe të transformojë realitetin e tij. Estetika, e bukura i ndryshon gjërat, e hijshmja, e pastra, e transformon një qytet, ndaj dua të falenderoj shumë administratorin që ka bërë të gjithë banorët bashkë”, tha ai, teksa ftoi që ky shembull të ndiqet edhe nga komunitetet e tjera.

“Unë i dëgjoj njerëzit kur thonë: ‘Është kollaj të bëhet në Bllok, se aty njerëzit kanë më shumë para’. Jo, kjo mund të ndodhë kudo. Mjafton pak bashkëpunim. Kam parë jo vetëm cilësinë e punimeve, por kam parë faktin se këtu është rritur edhe cilësia e bashkëjetesës në komunitet”, shtoi Veliaj.

Krahas përmirësimit të jetës së banorëve që jetojnë në këto pallate, ndërhyrja ka sjellë edhe përfitime ekonomike duke rritur vlerën e pronës dhe ulur faturat e energjisë.

“Sot ka më shumë vlerë shtëpia, sot është ulur fatura e energjisë elektrike që përdoret për ngrohje në këto ditë të ftohta. Besoj ia kemi parë hajrin këtij bashkëpunimi. Nëse ne shqiptarët bashkëpunojmë, mund të bëjmë mrekullira. Nëse harxhojmë kohë duke penguar njeri – tjetrin, nuk qullosim asgjë. Me qenë qytetar dhe kryeqytetas, nuk ka nevojë ta kesh adresën tek sheshi “Skënderbej”, por në çdo hapësirë ku tironsit bëhen bashkë dhe ku punojnë me qëllime të mira, në një drejtim të atyre që i kanë zgjedhur vetë, me ndihmën financiare të Bashkisë që mbështet atë që banorët ngrenë bashkë, mund të bëjmë mrekullira”, përfundoi kryebashkiaku.

a.cupaj

Next Post
Lleshaj flet për “spiunët” e policisë: Bashkëpunimi është qytetari!

Lleshaj flet për "spiunët" e policisë: Bashkëpunimi është qytetari!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

Turisti ‘zhduket’ gjatë eksplorimit në Himarë, Policia nis kërkimet

October 23, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

October 23, 2026
Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

“Dy gangsterët e Ballkanit!” Berisha: Rama dhe Vuçiç, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

October 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 24 Tetor 2026

October 23, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

October 23, 2026
​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

​Caktohet data e shpalljes së vendimit për vdekjen e Maradonës

October 23, 2026
Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

Goditet “banka” e mafias në Itali: 30 të arrestuar mes tyre shqiptarë, zbardhen 110 milionë euro fatura false

October 23, 2026

Terrorizëm policor, kur të lënduar ka dyfish më shumë nga policia?

October 23, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

Sulmet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 114 dollarë për fuçi

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In