• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fondi ‘Besa’ si ‘Sudja’/ Flet bashkëjetuesi i sekseres së arrestuar: Na thanë sillni kë të keni të afërm se brenda vitit…

by Java News
26/08/2019 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervis Doko është bashkëjetuesi i Orkida Drizes, e arrestuar nga policia e Tiranës për skemën e mashtrimit me kreditë fiktive në Fondacionin Besa.

Ai para drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ishte sot, “për të kërkuar të drejtën” sic tha, duke folur për gazetarët, ka treguar se nuk e ka ditur se skema ku edhe ai vetë me bashkëjetuesen ishte përfshirë, ishte mashtrim.

“Jo nuk e dija se ishte skemë mashtrues, unë kisha një vit që e dija kët punë, por jo se ishte mashtrim. Unë nuk kam hedhur firmë. Na kanë quajtur sekser, bashkëjetuesja vuan dënimin në burg unë dua të drejtën time ndaj erdha këtu.

Kemi përfituar 200 mijë lekë të vjetra për person. Kemi çuar 100 veta +- te Fondi, të afërmit tonë, ata që njihnim. Kanë marrë 3-6 milion e gjysmë, nga 300-400 mijë lekë. I merrte personi dhe kanë shkuar te Fondi “Besa”. Kjo ka ndodhur brenda vitit. Kam përfituar 20 mijë lekë të vjetra për taksi dhe bashkëjetuesja ime. Nuk kisha lidhje direkte me Drejtoreshën. Më kontaktoi Dritani. Tha sillni kë të keni të afërm se brenda vitit mbyllen. Sekser edhe ai. Ka pasur shumë si puna ime”, deklaroi Doko.

Nga ana e saj 41-vjecarja Orkida Driza deklaroi se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë pasi atë e kanë përdorur dhe në këtë skemë fiktive ajo ka përfshirë edhe fëmijët e saj. Këtë e ka pahuar edhe avokati mbrojtës duke thënë se klientët e tij ishin ashtuar për shkak se nuk i dinin ligjet.

“Klientja ime, dhe Ervisi janë viktima. Duke mos i ditur mire ligjet dhe kushtet ekonomike janë mashtruar. Ata i kanë thënë se kush person do të sillni do të merrni shpërblime dhe kështu kanë bërë. Ervisi kërkon bashkëpunim edhe me Prokurorinë edhe me fondacionin. Orkida Driza. ka kaluar edhe fëmijët se nuk e ka ditur se është skemë mashturese. Zonja Albana kanë besuar. Atë qeë thonë klinete i kanë thënë ikni pa merak. Nuk janë punonjës të fondacionit.” ka deklaruar avokati mbrojtës.

Skema e mashtrimit me kreditë fiktive

Emrat e më shumë se 800 qytetarëve rezultojnë të jenë përdorur në skemën mashtruese me kreditë fiktive, që çoi në prangosjen e drejtores së një dege dhe 6 punonjësve të fondacionit “Besa” në Tiranë.

Në krye të skemës ishte drejtoresha e filialit tek Pazari i Ri, Albana Imami.

Grupi hetimor ka zbuluar që këta persona kanë marrë mbi 2 miliardë lekë një pjesë e të cilave janë përvetësuar nga drejtoresha Albana Imami, ndërsa shuma monetare kanë përfituar edhe sekserët dhe oficerët e kredive.

Skema ishte krijuar prej 1 viti, ndërsa mungesa e parave është konstatuar 6 muajt e fundit në buxhetin e fondacionit.

Sipas burimeve, mësohet se Imami merrte edhe para me fajde duke mbuluar kështu skemën mashtruese. Pas zbulimit të rastit verifikime janë kryer edhe në degët e tjera të fondit “Besa”, për të zbuluar shtrirjen e skemës mashtruese.

Denoncimet e para për këtë skemë me anë të kredive fiktive janë bërë nga drejtuesit e kompanisë, pasi dhe sipas burimeve zyrtare të policisë është krijuar dëmi rreth 3.7 milionë euro.

Klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë.

g.kosovari

Next Post
Rikthehet për të tretën herë në Durrës me turistë nga 5 vende të ndryshme veliera “Sea Cloud”

Rikthehet për të tretën herë në Durrës me turistë nga 5 vende të ndryshme veliera “Sea Cloud”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
Epstein i dërgoi 75 mijë dollarë ish-ambasadorit britanik, dokumentet e reja i zbulojnë edhe foton intime

Epstein i dërgoi 75 mijë dollarë ish-ambasadorit britanik, dokumentet e reja i zbulojnë edhe foton intime

February 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet e nervozizmit të “trurit” të opozitës me mediat

February 1, 2026
Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In