• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Foltorja” sulmon sërish gjyqtaren që po heton Berishën: Irena Gjoka e korruptuar, është në konflikt interesi. Hesht si fija e barit

by Java News
13/11/2023 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e Rithemelimit kërkon sqarim nga gjyqtarja që po heton çështjen “Partizani”, duke e akuzuar atë se është e korruptuar dhe se ka fshehur dënimin e saj.

Me anë të një deklarate thuhet se Irena Gjoka po hesht si fija e barit, ndërsa e paralajmëron atë se do përballet me të vërtetën.

Sipas Rithemelimit,  gjyqtarja ka fshehur vendimin e denimit për arsye korrupsioni dhe marrja përsipër e gjykimit ndaj Sali Berishes, e vendosin atë qartazi në pozitat e konfliktit të interesit.

“Prej disa javësh gjyqtarja Irena Gjoka mban pezull vëmendjen publike me disa qëndrime që nuk i bëjnë nder gjyqësorit dhe as figurës së gjyqtarit.

E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe të tjerë se është shkarkuar nga ish Presidenti Sali Berisha në vitin 1996 kur mbante detyrën Kryetarit të Këshillit te Lartë të Drejtësisë, ajo hesht si fija e barit.

Opinioni publik kërkon të informohet mbi këtë fakt dhe mbi të gjitha, nëse kjo e vendos gjyqtaren Gjoka në pamundësinë për të drejtuar procesin ndaj Kryetarit të opozitës shqiptare, për shkak të konfliktit të interesit.

Por këto pyetje nuk mbeten me kaq:

A është identifikuar dhe trajtuar shkarkimi gjatë proçesit të vetingut të gjyqtares?

Nese jo, pse ka ndodhur kjo perzgjedhje selektive?

A ka qënë korrupsioni arsyeja e shkarkimit?

Në cilën datë ka ndodhur shkarkimi?

A ka patur të tjerë të shkarkuar me të njëjtën akuzë dhe cilët janë?

A do të plotësoheshin kriteret e vlerësimit profesional në rast të një shkarkimi për arsye korrupsioni? Me pak fjalë, a do të ishte sot ajo duke ushtruar pozicionin e gjyqtares nëse ky shkarkim do të ishte bërë publik?

Pse nuk u tërhoq ajo qe ne fillim kur mbrojtja e z.Berisha ia dha këtë mundësi?

Firmosur nga ish Kryetari i KLD-së , fshehja e vendimit të shkarkimit për arsye korrupsioni nga gjyqtarja Gjoka dhe marrja përsipër e gjykimit ndaj Kryetarit të opozitës, e vendosin atë qartazi në pozitat e konfliktit të interesit. Një konflikt interesi i cili dëshmon karakterin politik të këtij gjyqi dhe që nxjerr në pah arsyet e vërteta pas vendimmarrjeve antikushtetuese  e antiligjore të gjyqtares Gjoka.

Ngulmimi i gjyqtares për të mos u tërhequr shpjegon garancitë që ka marrë nga porositësit e ‘gjahut të shtrigave’, procesit politik kundër Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Kur faktet të shpalosen publikisht, gjyqtarja e korruptuar që ka korruptuar edhe sistemin duke fshehur dënimin, do të përballet jo vetëm me të vërtetën por edhe me ata që e kanë mbrojtur politikisht.

E vërteta mund të kamuflohet, por në fund ajo triumfon”, thuhet në reagim./m.j

Next Post
Dorëheqje nga qeveria pas vdekjes së 7 vjeçares?! Kulluri: Aleati i Ramës, opozita e paaftë. Nuk i ka sjellë presion

Debati/ Kulluri: Gazetar dil nga xhepi i shefit, harrojini grevat për pallate dhe për SPAK-un!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In