Nga Peshkopia, aty ku po mban ‘Foltoren’ e radhës, Sali Berisha ka deklaruar se 2/3 e demokratëve kanë firmosur për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku kërkohet shkarkimi i Lulzim Bashës.
“Kanë firmosur mbi 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD dhe vendin, Kuvendin Kombëtar të PD-së, Kuvendit për ta kthyer PD në lartësinë e saj dhe te ecjes së sigurt drejt fitores që meriton”, tha Berisha.
Ajo që vihet re është se në këtë takim, nuk është asnjë deputet i PD-së i pranishëm, as Xhelal Mziu, as Kreshnik Çollaku dhe as Dhurata Çupi.
/b.h