• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foltore me dy gishta, pa ‘Doktorin’

by Klevis Hoxha
03/12/2025 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Klevis Hoxhaj

Partia Demokratike po përjeton një fazë të paqartë orientimi politik, ku anëtarësia kërkon drejtim, frymë dhe qartësi, ndërsa figura të ndryshme të strukturave lokale po rikthejnë takimet me bazën – këtë herë nën logon e PD-së, por pa praninë dhe pa përmendur drejtpërdrejt kreun e saj, Sali Berishën.

Takimi i së mërkurës në Durrës, i organizuar me pjesëmarrjen e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe eksponentëve të tjerë të PD-së, solli një foltore të ngjashme me ato tradicionale të demokratëve: dy gishtat lart, flamuri i PD-së në sfond dhe retorikë për “rizgjim” dhe “bashkim”.

Por ndryshimi thelbësor ishte se, ndonëse simbolika ishte berishiste, Berisha mungoi si figurë reference në fjalimet kryesore.

Ndrec Pjetri, kandidati më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Durrësit, e nisi takimin me një mesazh të qartë: demokratët, sipas tij, kanë mbetur të shpërndarë që nga humbja e 11 majit.

“Jemi bërë si zogjtë e korbit, as ku jemi, as ku do shkojmë”, tha Pjetri, i cili theksoi se ky rrugëtim nuk ka të bëjë me interesa personale apo kauza individuale.

Në të njëjtën linjë, Artion Bajramaj riktheu kritikat për mënyrën si u menaxhuan primaret brenda PD-së, duke i cilësuar si proces të nisur me energji, por të deformuar në zbatim, ku “fituesi zëvendësohej nga dikush që vendoste nga lart”.

Në këtë atmosferë pakënaqësie të artikuluar hapur ndaj mënyrës së vendimmarrjes në parti, Ilir Alimehmeti u përpoq të krijonte një narrative bashkuese, duke folur për domosdoshmërinë e përmirësimit të strukturave, transparencën me votuesit dhe betejën ndaj qeverisë Rama.

Ai theksoi se PD-ja është “parti e lirë”, duke nënkuptuar nevojën e shmangies së centralizimit.

Por ishte Ervin Salianji ai që doli me mesazhin më direkt politik, duke e çuar takimin drejt një qasjeje që shumëkush e lexoi si tentativë për të ridimensionuar hapësirat e tij brenda PD-së.

Ai nuk përmendi asnjëherë Sali Berishën, ndërsa foli për një PD që duhet “të hapet”, “të përgatitet për rotacion” dhe “të bashkohet” për të mundur Ramën.

Thirrja e tij “bashkohuni me ne” krijoi paqartësi se cilës PD i referohej konkretisht – asaj zyrtare, asaj që ai përfaqëson politikisht, apo një formule të re brenda së njëjtës parti.

Takimi në Durrës shfaqi një kontrast të fortë: nga njëra anë baza demokratike që vijon të identifikohet me simbolikën e dy gishtave – simbolikë e lidhur ngushtësisht me Berishën – dhe nga ana tjetër drejtues e figura lokale që shmangin lidhjen direkte me të në diskurs, duke sinjalizuar një fazë të re tensioni të heshtur brenda PD-së. Sepse, pa Berishën në sallë, simbolet thonë më shumë se fjalimet.

Next Post
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

Shefi i NATO: Rusia, Kina dhe Korea e Veriut po përgatiten për sulm ndaj Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, ja sa ishte forca, epiqendra e lëkundjeve dhe raportimet e para!

November 2, 2026
Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

Nëntori kuqezi/ Nga Kombëtarja, te grupmoshat, Shqipëria gati për sfidat e radhës! Dy ndeshjet deçizive për Ligën e Kombeve (KALENDARI)

November 2, 2026
Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

Programi “Pas Shkolle”/ Hapet thirrja e tretë për trajnues, Kumbaro: Zgjasim orarin për vitin 2027-të, 5.5 milionë euro financim!

November 2, 2026
Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

Bullgaria zgjedh Iliana Iotova si presidenten e saj të parë femër

November 2, 2026
Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

Mbyllja e “Tetorit Rozë”, ministrja Spahiu njofton përfshirjen e mbi 345 mijë grave në programin falas të depistimit!

November 2, 2026
“Ai e sheh normale marrjen e territorit”, çfarë po “bluan” Trump sipas analistit

Sfida e PD-së, të shkëputet nga establishmenti për të qenë me protestën!

November 2, 2026
Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

Shkatërrimet nga protesta e dhunshme, deklarimet online arrijnë në 3,44 milionë euro dëme! Tatimet me grupe pune në teren, 116 aplikime

November 2, 2026
SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

November 2, 2026
Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

November 2, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Begaj firmosi hartën e re territoriale me 46 bashki, Mazniku tregon planet e reja!

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In