• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foli, po kujt i foli?!

by A R
30/03/2016 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri europian i zgjerimit Hahn ka zbritur në Tiranë, ndërkohë që kantieri i bashkisë tek Liqeni dhe zallamahia që u konsumua rreth tij, vazhdojnë të jenë lajmi kryesor i politikës shqiptare. Që do të thotë, me fjalë të tjera, se në momentin që Hahn erdhi në kryeqytetin shqiptar, fabula qëndrore e politikës shqiptare nuk ishte reforma e madhe e drejtësisë, por… një kopësht fëmijësh.

Megjithatë Hahn nuk e la pa konsumuar listën e mesazheve që kishte sjellë me vete nga Brukseli. Mes tyre spikasin së pari prognoza pozitive që ai i bëri perspektivës së hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Dhe së dyti, një mesazh i fortë ishte edhe për frymën kosntante të konfliktit që egziston në rradhët e klasës tonë politike.

Hahn tha se hapi i rradhës në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe BE është raporti i pozitiv i progresit për Shqipërinë brenda vitit dhe pas këtij momenti, hapja e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Europian. Një vizion i qartë dhe i thjeshtë i shefit të zgjerimit të BE, i cili ndjek korsinë  e vjetër të avancimit të statusit të Shqipërisë, krahas kryerjes prej saj të një numri reformash. Nga të cilat, e këtu vijon mesazhi i dytë i komisionerit Hahn, reforma në drejtësi mbetet kusht bazë.

Për pasojë, komisioneri e pa të udhës t’i drejtohet opozitës shqiptare, me qëllim që ajo të zbusë dhe modifikojë gjuhën e presioneve dhe të kushtëzimit të reformës. Me elegancë Hahn e konsideroi një çeshtje të gjyqësorit atë që kërkon sot opozita e djathtë, duke bërë apel që problemet anësore të mos bëhen pengesë për avancimin e shpejtë të draftit të reformës, drejt votimit të plotë në parlament.

Mesazhet e Hahn janë në sinkron me linjën konstante të BE për më shumë bashkëpunim politik në Shqipëri dhe për evitimin e frymës së konfliktit në dëm të reformave. Mirë e ka komisioneri, po kujt i foli?!

 

Next Post

A i refuzoi vizën njërit prej anëtarëve të delegacionit të Llallës ambasada e SHBA?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

Zbulohet rrjeti i fshehtë i përgjimeve ruse në Vjenë, antenat që shqetësojnë Perëndimin

March 17, 2026
“Territorialja”/ Balla: Presim përgjigje deri në darkë. Boçi: Mos jepni ultimatume, jemi parti autonome

Pr/rezoluta kundër Iranit, Balla kritikon PD-në: S’dolët dot nga interesi i vogël për një protestë pa krye

March 17, 2026
“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

“Do të nisesha me biçikletë nga Gjermania”, Ervin Skela: Ëndërr të jem trajner i kombëtares

March 17, 2026

Europrospects: Rasti i Veliajt dhe reforma në drejtësi, provë për besueshmërinë e BE-së për shtetin e së drejtës

March 17, 2026
VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

VIDEO / Me 79 vota pro, Kuvendi shpall Iranin sponsorizues të terrorizmit. Dënohen edhe Hezbollah e Garda Revolucionare

March 17, 2026
“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

March 17, 2026
Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

Trump shtyn vizitën në Pekin për shkak të luftës me Iranin

March 17, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Skemat e reja për shlyerjen e borxheve të energjisë, ulje deri në 70% të kamatëvonesës për familjarët

March 17, 2026
Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

Arkitektura e re e kufirit, rishkrimi i jugut të Libanit dhe pragu i pushtimit nga Izraeli

March 17, 2026
Shpërthimi me tritol në makinën e efektivit, dalin detaje të reja nga hetimet

Arrestohet autori që i vendosi tritol makinës së agjentit të krimeve në Lezhë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In