Fobia është frikë e shkaktuar nga objekte apo fenomene të caktuara.
Shumë persona vuajnë nga fobi të ndryshme, por ja disa nga më të pa zakonshmet që mund t’i keni dëgjuar deri më tani, shkruan gazeta britanike The Telegraph, transmeton Klan Kosova.
Xanthophobia – Frika nga ngjyra e verdhë
Ata që vuajnë nga ngjyra e verdhë, kanë frikë nga çdo gjë që ka atë ngjyrë, përfshirë edhe diellin e deri te ndonjë pikturë ku ka ngjyrë të verdhë. Në kushtet më ekstreme, njerëzit që e kanë këtë fobi, tmerrohen edhe kur e dëgjojnë emrin “e verdhë’.
Turophobia – Frika nga djathi
Ata që vuajnë nga Turophobia, zakonisht e lidhin djathin me kujtime traumatike. Shpesh ndodhë që personat me Turophobi, të vrapojnë e të ikin sa herë që shohin djathë.
Somniphobia – Frika nga të rënit në gjumë
Somnifobët, kanë frikë të flenë në gjumë, për shkak se të shkuarit në shtrat për të fjetur e lidhin me vdekjen. Ata gjithashtu kanë frikë nga gjumi për shkak se mendojnë se është humbje e kohës.
Coulrophobia – frika nga palaçot
Coulrophobia është njëra nga fobitë më të zakonshme, prezente të fëmijët thonë studimet. “Palaçoja i frikshëm” shpesh është përdorur në kulturën popullore si për shembull në formën e Joker-it te Batman-i. Frikë nga palaçot kanë edhe dy të famshëm: Daniel Redcliffe që ka luajtur Harry Poter dhe Johnny Deep i Piratëve të Karaibeve.
Kur Depp kishte folur për fobinë e tij, kishte thënë:
“E kam të pamundur të mos kem frikë. Buzëqeshja e pikturuar në fytyrat e tyre, më bën konfuz dhe nuk e di nëse janë të lumtur apo gati të të kafshojnë”.
Hylophobia – Frika nga pemët
Hylophobia përfshinë një frikë të paarsyeshme nga drutë, pyjet dhe pemët. Është zakonisht e shkaktuar nga shikimi i tepërt i filmave dhe leximi i përrallave me pyje të frikshme gjatë fëmijërisë. Shumë persona nuk rriten me këtë fobi, dhe pësojnë ankth në momentet që ballafaqohen me shëtitjet në pyll. Ata që vuajnë nga kjo fobi, tmerrohen edhe nga të menduarit për pemët.
Nomophobia – Frika nga të mos pasurit valë në telefon
Emri i frikës nga të mos pasurit valë në telefon, është vënë par 5 vjetësh, kur edhe është zbuluar si fenomen. Sipas studimeve, shumë njerëz në Britaninë e Madhe vuajnë nga kjo. Kjo fobi shkaktohet si pasojë e humbjes së sinjalit në telefon dhe harxhimit të baterisë.
Ombrophobia – Frika nga shiu
Ombrophobët kanë një frikë anormale nga shiu, gjë e cila mund t’iu shkaktojë shumë ankth. Thuhet të shkaktohet si pasojë e disa faktorëve, duket përfshirë edhe faktin se fëmijëve shpesh u është thënë që të mos dalin në shi për shkak se do të sëmuret. Shiu gjithashtu asociohet me depresion.
Papaphobia – Frika nga papa
Të kesh frikë nga kreu i kishës katolike është e pazakontë. Është një fobi e ekzagjeruar dhe jo racionale.

















