• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dollari në Shqipëri në nivelin më të ulët nga janari. Po tani do ulet nafta?

by
22/08/2015 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nafta në tregjet ndërkombëare ka rënë për periudhën më të gjatë në 29 vjet, pas të dhënave për Kinën. Aktorët e tregut kanë pohuar që ulja tek ne do fillojë që javën që vjen…

Monedha amerikane është nënçmuar sot në tregun e brendshëm, duke u këmbyer me 123.91 lekë, 1.28 lekë më pak se një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët që nga janari i këtij viti, sipas serive kohore të bankës.

Edhe euro ka shënuar rënie të lehtë, duke arritur dhe ajo afër nivelit më të ulët të vitit.

Lëvizjet e sotme reflektojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku dollari u dobësua, pas të dhënave zhgënjyese për Kinën, si dhe pritshmërive që në shtator nuk do të ketë një rritje të normave nga Fed në SHBA, një sinjal ky se rimëkëmbja ekonomike po ngadalësohet.

Në bursa, një euro u këmbye me 1.128 USD, me një rritje prej 0.38%, duke u reflektuar në tregun shqiptar me një rënie të fortë të dollarit.

Dollari i fortë gjatë këtij viti, që arriti deri në 133 lekë në mars, ka qenë një nga argumentet e operatorëve të karburanteve për naftën e shtrenjtë në tregun vendas, e cila blihet me dollar dhe është afër nivelit më të lartë rekord prej 190 lekëve për litër.

Nga ana tjetër, çmimet e naftës amerikane në bursat ndërkombëtare shkuan drejt rënies së tetë javore radhazi të premten, duke shënuar periudhën më të gjerë me ulje që nga 1986-a, pasi një rënie në prodhimin kinez rriti shqetësimet lidhur me shëndetin e konsumatorit më të madh të energjisë.
Nafta europiane, që shërben si referencë për tregun shqiptar, po shënon rënien në shtatë javë nga tetë, duke rënë të premten me 60 cent në 46.02 dollarë për fuçi, pasi kishte rënë edhe 54 cent të enjten.
Aktualisht nafta në tregun e brendshëm tregtohet në nivelin e 180-188 lekë për litër, me një mesatare prej rreth 185 lekë për litër, afër niveleve rekord të arritura në janar 2014, kur nafta në bursa ishte afër 120 dollarëve për fuçi.

Aktorët e tregut kanë paralajmëruar se pritet të fillojë ulja e çmimeve që gjatë javës në vijim. Ata e kanë argumentuar çmimin e lartë tek ne me koston e rezervave të detyrueshme 90 ditore, informaliteti i lartë në një treg që nuk është shumë funksional (ka shumë hyrje e dalje të kompanive nga tregu), taksa e qarkullimit prej 10 lekë për litër nga 1 janari 2015 dhe dollari më i shtrenjtë./Monitor/

Next Post

Young Zerka lë të dashurën për Ronela Hajatin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com