• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FMN: Kreditë e këqija rrezikojnë stabilitetin financiar të vendit

by
13/10/2015 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FMN: Kreditë e këqija rrezikojnë stabilitetin financiar të vendit

Niveli i lartë i kredive me probleme në Shqipëri ndikon jo vetëm në mbarëvajtjen e stabilitetit financiar, por pengon dhe mbështetjen e ekonomisë me fonde. Është ky alarmi i dhënë nga Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mbledhjen vjetore të FMN – së  dhe Bankës Botërore të mbajtur në Lima të Perusë.

Në takimin ku merte pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, përfaqësues të lartë të FMN – së theksuan domosdoshmërinë e  zgjidhjes së  kësaj çështjeje pasi ka nje rëndësi të veçantë, jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithë ekonominë.

I rëndësishëm sipas drejtuesve të FMN – së është zbatimi i planit të veprimit ndërinstitucional dhe masave të Bankës së Shqipërisë për nxitjen e nivelit të kreditimit dhe uljen e kredive me probleme.

Shqetësimin për nivelin e lartë të kredive me probleme e ka dhënë edhe Banka Botërore e cila tha se ky është një nga problemet më të mëdha që i kanoset ekonomisë së vendit, pasi frenon më tej kreditimin.

Sipas të dhënave të fundit të shoqatës së bankave të Shqipërisë se niveli i kredive me probleme nuk shënoi asnjë përmirësim krahasuar me muajin korrik. Huaja e pakthyer në banka në muajin gusht mbeti në të njëjtin nivel prej 21% ashtu si korriku. Nga  125 miliardë lekë apo 1 miliardë dollarë që është totali i kredive të pakthyera,  70 miliardë lekë janë para të pakthyera nga 35 biznese të mëdha në vend.

Për 7 prej të cilave tashmë kanë nisur procedurat e falimentit nga  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pasi janë debitorë edhe në pagesat e detyrimeve në shtet. Ministria e Ekonomisë i ka dërguar  12 institucioeneve në vend 13 pikat e planit për masat që do të merren në uljen e kredive me probleme, ku brenda  muajit tetor Banka e Shqipërisë duhet të ketë gati një analizë të plotë dhe një plan masash për adresimin dhe trajtimin e 35 kompanive të mëdha që kanë kredi të pakthyera në bankat e vendit, vlera e të cilave ka frenuar kredidhënien. Vetëm në muajin gusht të këtij viti sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në ekonomi ra me 6.6 miliardë lekë krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.

Next Post

I dini cilat janë kërcënimet online?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com