• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FMN: Jo financime nëpërmjet Partneritetit Publik Privat, rrugët e tjera si t’i gjeni paratë

by Java News
08/02/2018 16:05
The logo of the International Monetary Fund (IMF) at the organization's headquarters in Washington, DC, May 16, 2011. The organization's director, Dominique Strauss-Kahn, faced arraignment in New York earlier Monday on allegations of sexual assault. AFP PHOTO / Saul LOEB (Photo credit should read SAUL LOEB/AFP/Getty Images)

The logo of the International Monetary Fund (IMF) at the organization's headquarters in Washington, DC, May 16, 2011. The organization's director, Dominique Strauss-Kahn, faced arraignment in New York earlier Monday on allegations of sexual assault. AFP PHOTO / Saul LOEB (Photo credit should read SAUL LOEB/AFP/Getty Images)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur qeveria ka në plan që të ndërtojë disa akse rrugore në formën e partneritetit publik privat, në kuadër të projektit One Billion, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një raport të fundit u rekomandon vendeve të Ballkanit Perëndimor një rrugë komplet tjetër për sigurimin e financimit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Forcimi i kapaciteteve planifikuese, mospolitizimi i projekteve, bashkëpunimi rajonal dhe tërheqja e donacioneve, sigurimi i financimeve të jashtme, zgjerimi i bazës së taksapaguesve, dhe mosrrezikimi i stabilitetit makroekonomik janë disa prej tyre. Përdorimi i projekteve të partneritetit publik privat nuk rekomandohet fare nga FMN. Veçanërisht në vendet me borxh të lartë publik (ku bën pjesë dhe Shqipëria), FMN rekomandon që të sigurohet financim i jashtëm dhe të punohet me donatorët, ndërsa financimi i brendshëm duhet të përdoret për të nxitur sektorin privat. Vendet nuk duhet të rrezikojnë stabilitetin e tyre të përgjithshëm makroekonomik nga projektet infrastrukturore publike të ekzagjeruara ose të dobëta, rekomandon FMN.

Edhe më herët FMN është treguar skeptike ndaj PPP-ve dhe ka kërkuar që ato të kontabilizohen qarë, në mënyrë që të mos përbëjnë një borxh të fshehur.

Raporti
Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbia) kanë rrjete të pazhvilluara të rrjetit të transportit, energjisë dhe telekomunikacionit krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian (BE), konstaton Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një punim të fundit ‘Infrastruktura Publike në Ballkanin Perëndimor: Një rrugë drejt të ardhurave më të larta”.

Mbyllja e hendekut të infrastrukturës publike do të ndihmojë rajonin të arrijë standardet e jetesës në Evropën Perëndimore. Por nga do të vijnë paratë? Rritja e financimit do të jetë e nevojshme si nga burimet vendore dhe ato të huaja. Një plan i mirë për planifikimin dhe zbatimin e projekteve të investimeve publike është gjithashtu një domosdoshmëri, thotë një raport i fundit. Konvergjenca e të ardhurave drejt niveleve të BE-së është ngadalësuar ndjeshëm në Ballkanin Perëndimor që nga kriza globale financiare. Zhvillimi ekonomik i rajonit po ecën ngadalë. Nëse vendet do të mbyllin hendekun në standardet e jetesës me BE-në, ata do të duhet të gjejnë një mënyrë për të ri-aktivizuar rritjen ekonomike.

FMN ka identifikuar infrastrukturën publike të munguar të rajonit si një pengesë e madhe për një rritje më të lartë ekonomike. Rrjetet më të mira të transportit, energjisë dhe telekomunikacionit do të ndihmonin vendet e Ballkanit Perëndimor të rrisnin produktivitetin, të integrohen më thellë në tregtinë globale dhe të përmirësonin atraktivitetin e rajonit për investimet e huaja.

Analiza tregon se një përmirësim i infrastrukturës publike të koordinuar rajonale, së bashku me menaxhimin më të mirë të projekteve aktuale, mund të rriste ndjeshëm të ardhurat për frymë. Fitimi afatgjatë i PBB-së reale për person mund të jetë deri në 3-4 pikë përqindjeje. Por arritja e BE-së në nivelet e infrastrukturës është e vështirë: investimet publike kërkojnë burime të mjaftueshme buxhetore dhe korniza të forta institucionale që rregullojnë përzgjedhjen, ekzekutimin dhe monitorimin e projekteve.

Këto dy kushte kryesisht mungojnë në Ballkanin Perëndimor. Shumica e vendeve në rajon tashmë kanë nivele të larta të borxhit publik, dhe disa gjithashtu kanë deficite të larta buxhetore. Vështirësia e përgjimit të tregjeve ndërkombëtare të kapitalit kufizon likuiditetin. Menaxhimi i investimeve publike është gjithashtu i dobët.

FMN jep më pas rekomandimet për sigurimin e financimeve:
-“Investimi në investime”: forcimi i kapaciteteve për të planifikuar, zgjedhur dhe kryer projektet e infrastrukturës do të siguronte që burimet në dispozicion të përdoreshin më mirë dhe do të përmirësonin aftësinë e rajonit për të absorbuar financimin e donatorëve në dispozicion. E rëndësishme është që projektet e infrastrukturës të mos bien viktimë e politizimit. Vendet mund ta shmangin atë duke vendosur afate të investimeve publike bazuar në qëllime konkrete, të matshme dhe metodologji transparente të vlerësimit.

-Shumë rrjete të infrastrukturës shtrihen përtej kufijve. Për këtë arsye, koordinimi më i mirë rajonal i projekteve të investimeve do të jetë thelbësor. Qeveritë mund të krijojnë hapësira të mëtejshme për manovrim duke zgjeruar bazën e tyre tatimore (duke eliminuar përjashtimet dhe stimujt e taksave) dhe forcimin e pajtueshmërisë së taksave, të cilat rezultojnë me më shumë të ardhura të mbledhura.

-Financimi i jashtëm duhet të luajë një rol më të madh në zhvillimin e infrastrukturës publike në Ballkanin Perëndimor, duke lënë hapësirë që burimet e brendshme financiare t’i shërbejnë nevojave të sektorit privat. Donatorët zyrtarë, financimi shumëpalësh dhe dypalësh në kushte koncesionare do të duhet të luajë një rol dominuese, veçanërisht në vendet me borxh të lartë publik.

-Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, vendet nuk duhet të rrezikojnë stabilitetin e tyre të përgjithshëm makroekonomik nga projektet infrastrukturore publike të ekzagjeruara ose të dobëta. Ndikimet në rritjen ekonomike, inflacionin dhe defiçiteve të jashtme të llogarisë rrjedhëse duhet të jetë një element kyç i çdo diskutimi të politikës për nxitjen e infrastrukturës publike në rajon. Marrë nga Monitor

ma.me

 

Next Post
Saimir Tahiri ikën edhe si anëtarë i Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin

Saimir Tahiri ikën edhe si anëtarë i Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes

Antentati ndaj çiftit në Lezhë / Policia gjen një nga makinat e autorëve të vrasjes

April 28, 2026
Melania shkëlqen si “vejushë e ardhshme”, Kimmel mbron shakanë e tij, çifti presidencial kërkon shkarkimin

Melania shkëlqen si “vejushë e ardhshme”, Kimmel mbron shakanë e tij, çifti presidencial kërkon shkarkimin

April 28, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Marrëveshja 6 mld $ me SHBA-të, Karakaçi tregon 3 elementet e projektit

April 28, 2026
Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Guilfoyle: Shqipëria, rol të madh në rajon sa i përket energjisë

Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Guilfoyle: Shqipëria, rol të madh në rajon sa i përket energjisë

April 28, 2026
Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

Firmoset marrëveshja 20-vjeçare për gazin, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

April 28, 2026
Ilir Meta flet nga paraburgimi: Edhe të dënuarve përjetë u jepet mundësia të flasin…

Reagon Ilir Meta: Më rrinte kostumi i madh? S’jam pa ngrënë, por stërvitem 4 orë në ditë! Ngjyra e lëkurës…

April 28, 2026
Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit

Izraeli paralajmëron evakuim urgjent në jug të Libanit pas shkeljes së armëpushimit

April 28, 2026
Atentati në Lezhë/ Njëri nga autorët ishte në kërkim, vëzhguan çiftin që kur ishin në kafe

Atentati në Lezhë/ Njëri nga autorët ishte në kërkim, vëzhguan çiftin që kur ishin në kafe

April 28, 2026
“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

April 28, 2026
Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In