• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

FMN e pranon: Ekonomia shqiptare do rritet më pak se 3% në 2015

by
03/06/2015 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse në daljen e fundit publike, misioni I FMN-së këmbënguli që rritja ekonomike në 2015 do të arrijë të jetë në objektivin e qeverisë prej 3%, në një intervistë të posaçme për Monitor, Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri pranon se rritja do të jetë më e ulët sesa pritej. “Ne vazhdojmë të shohim një rimëkëmbje të ekonomisë shqiptare dhe normat vjetore të zgjerimit po rriten, edhe pse në njëfarë mënyre më ngadalë sesa ne prisnim në fillimin e programit”, pohon ai.

Ai thotë ndër të tjera se FMN e këshillon qeverinë shqiptare të përmirësojë qëndrueshmërinë e borxhit përmes rritjes së nivelit të të ardhurave, përmirësimit të menaxhimit të borxhit dhe përshtatjes së politikave që do të forcojnë tregjet e brendshme financiare.

Intervistë me Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri

Shqipëria po merr hua në shuma të konsiderueshme nga FMN dhe Banka Botërore, që shtrihen në afatin e mesëm, ndërkohë që planifikon përveç riqarkullimit të eurobondit, të marrë dhe 200 milionë euro të tjera shtesë. Sa do ta ndikojnë nivelin e borxhit këto hua?

Programi ekonomik i qeverisë shqiptare ka si referencë nivelin e borxhit publik ndaj PBB-së, dhe ky nivel pritet që të bjerë gjatë viteve në vijim. Deri tani, një pjesë e madhe e financimit është siguruar nga tregu i brendshëm, përmes bonove të thesarit afatshkurtër, të cilat kanë norma interesi relativisht të larta. Financimi i huaj i marrë nga emetimi i Eurobond-eve dhe huaja e mbështetur nga Banka Botërore janë një mundësi për të përmirësuar menaxhimin e borxhit, për të ulur koston e huamarrjes dhe për të reduktuar rrezikun e qarkullimit (rollover).

Sipas vlerësimeve tuaja, sa do të ndikojë rritja e borxhit në përshpejtimin e rritjes ekonomike në afatin e mesëm (nëse mund ta jepni me pikë përqindjeje për secilën) dhe si, sa eficient do të jetë përdorimi i saj (nëse mund ta ndani sipas sektorëve)?

Planet financiare të jashtme të qeverisë janë një mundësi për të zëvendësuar huamarrjet afatshkurtra, të kushtueshme me huan afatgjatë dhe me interesa më të ulëta. Ky zëvendësim, në vetvete, nuk e rrit nivelin e borxhit. Ne po këshillojmë qeverinë të vazhdojë zbatimin e politikave fiskale, në përputhje me programin e saj ekonomik afatmesëm, i cili ka në themel limitet e borxhit publik. Kosto më e ulët e interesave do të krijojë hapësirë fiskale për të shpenzuar në fusha më produktive, përfshirë projektet kapitale, ndërsa huamarrja afatgjatë do të përmirësojë elasticitetin e ekonomisë ndaj goditjeve ekonomike. Huamarrja më e ulët e brendshme nga qeveria mund të çlirojë burimet në sektorin bankar, që së bashku me masat e tjera, mund të mbështesin rritje më të fortë të kredisë në sektorin privat dhe si rrjedhojë, një ekonomi më të fortë.

Që borxhi publik total të arrijë të bjerë në 62% të PBB-së në 2018, sipas kuadrit makroekonomik e fiskal 2016-2018, sa duhet të jetë rritja ekonomike mesatare vjetore? Po në rast se rritja do rezultojë nën parashikim dhe qeveria nuk do të arrijë t’u përmbahet objektivave të borxhit, cila do të jetë sjellja e FMN-së? Çfarë hapësirash të tjera kanë mbetur për konsolidimin fiskal?

Ne vazhdojmë të shohim një rimëkëmbje të ekonomisë shqiptare dhe normat vjetore të zgjerimit po rriten, edhe pse në njëfarë mënyre më ngadalë sesa ne prisnim në fillimin e programit. Konsolidimi fiskal po vazhdon dhe ndërsa objektivat e saktë janë gjithnjë në diskutim, programi mbetet në rrugën e duhur. Të ardhurat fiskale në raport me PBB-në janë shumë më të ulëta në Shqipëri sesa në vendet e tjera europiane. Rritja e nivelit të të ardhurave, në mënyrë të preferueshme duke zgjeruar bazën e taksapaguesve dhe duke ulur informalitetin, mbetet për rrjedhojë një objektiv i rëndësishëm.

Sipas vlerësimeve tuaja, kur parashikoni që financat të dalin me suficit primar, që do të mundësonte fillimin e uljes së qëndrueshme të borxhit?

Me një rritje mjaftueshëm të fortë ekonomike, Shqipëria mund të mos ketë nevojë që të ketë një suficit parësor. Për sa kohë që borxhi publik rritet më ngadalë se PBB nominale, norma e borxhit ndaj PBB-së do të bjerë. Një rritje më e fortë ekonomike, e nxitur nga reformat e vazhdueshme strukturore, do ta bëjë më të lehtë që të arrihet ky objektiv.

Nisur nga ecuria e të ardhurave buxhetore në katër muajt e vitit, sidomos atyre tatimore e doganore, që janë dukshëm nën planin, a prisni të kemi rishikim të buxhetit. Sa ndikon kjo performancë e dobët në objektivin e konsolidimit fiskal, uljes së borxhit dhe pritshmërive për rritje ekonomike 3% këtë vit. A i qëndroni akoma kësaj pritshmërie për rritjen?

Së fundmi u realizua rishikimi i katërt i programit ekonomik të mbështetur nga FMN dhe performanca, në bazë të këtij programi, ka qenë përgjithësisht e fortë. Gjithsesi, është e vërtetë që niveli i të ardhurave për 2015-n ka qenë zhgënjyes. Ne e kemi këshilluar qeverinë që të vlerësojë arsyet dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për këtë çështje. Ne do të diskutojmë me qeverinë për përgjigjen e përshtatshme ndaj kësaj rënieje, me fokus në fuqizimin e bazës së taksapaguesve dhe mbledhjen e të ardhurave në dogana. Ne nuk presim që rënia e të ardhurave të jetë strukturore, d.m.th që të jetë e përhershme, dhe si rrjedhojë nuk presim ndryshime domethënëse në pritshmëritë afatmesme. Megjithatë, kjo supozon se qeveria do të marrë hapa vendimtarë për të rimëkëmbur nivelin e të ardhurave.

Sipas vlerësimeve tuaja, për Shqipërinë, cili është niveli tavan i borxhit (në raport me PBB), mbi të cilin ai fillon e bëhet i paqëndrueshëm? (Ka pasur një konsensus të përgjithshëm që për vendet në zhvillim ai është në nivelin e 60% të PBB-së, ndërsa në Shqipëri e ka kaluar 70%, deri në ç’nivel është i qëndrueshëm)?

Qëndrueshmëria e borxhit publik është e përcaktuar nga një sërë faktorësh, përfshirë nivelin relativ ndaj PBB-së, por gjithashtu cilësinë e menaxhimit të borxhit, natyrën dhe thellësinë e tregjeve financiare, instrumentet e borxhit dhe nivelin dhe elasticitetin e të ardhurave fiskale. Nuk është e mundur të identifikohet një kufi specifik në të cilin borxhi bëhet i paqëndrueshëm, por nivelet më të larta në përgjithësi kanë më shumë rreziqe makroekonomike sesa nivelet më të ulëta. Për rrjedhojë, konsolidimi fiskal mbetet një objektiv i rëndësishëm i politikës makroekonomike të Shqipërisë. Ne gjithashtu e këshillojmë qeverinë shqiptare të përmirësojë qëndrueshmërinë e borxhit përmes rritjes së nivelit të të ardhurave, përmirësimit të menaxhimit të borxhit dhe përshtatjet së politikave që do të forcojnë tregjet e brendshme financiare.

Monitor

Next Post

Përfundon Kamionati i Rafting në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

“Ndjesa e një monstre!” Berisha reagon sërish për deklaratat e ministres serbe: Rama heshti

July 17, 2026
Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

July 17, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Kokalari: Flamur Noka ka një mision, të sjellë Argita Malltezin në krye të PD-së

July 17, 2026
U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

U zgjodh nënkryetare, Bajaziti: Zotohem se do ndërtoj ura mes diasporës dhe Berishës

July 17, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump akuzon Kanadanë për zjarret dhe bën gati tarifat: Ajri i ndotur po na kushton miliarda

July 17, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”

July 17, 2026
Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

Dy të maskuar i zënë pritë në Sarandë, plagoset rëndë Thimjo Rubati, detajet e para

July 17, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë/ Mbetet i plagosur një person, policia rrethon zonën

July 17, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku e konfirmon: Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet e 2027-ës

July 17, 2026
Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit në Nju Jork, 10 gjërat që duhet të dini para sfidës Spanjë-Argjentinë

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In