• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Fluturimet nga Kukësi nisin për shtatë muaj

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fluturimet ndërkombëtare nga Aeroporti i Kukësit mund të nisin në fund të vitit. Kjo konfirmohet nga ministri, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që nga ana tjetër rezulton se Autoriteti i Konkurrencës ka qenë kundër zgjatjes së kontratës për Aeroportin e Rinasit.

Sa i përket procedurës për hapjen e Aeroportit të Kukësit, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, thotë gjatë një interviste për “Top Channel”-in se operimi i aeroportit mund të jepet me koncesion ose mund të menaxhohet përmes një kompanie publike.

Ky i fundit është opsioni më i mundshëm, por nevojitet një investim prej rreth tre milionë eurosh. “Ne mendojmë se në një gjendje normale, deri në fund të vitit aeroporti duhet të jetë operacional. Ka dalë një faturë prej tre milionë eurosh për ndërhyrje.

Besoj se ka nevojë për një rishikim të kësaj situate e pastaj ka nevojë për ndërhyrje. Ose do të vazhdojmë me investime me para publike”, thotë Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.

Haxhinasto konfirmon se janë dy operatorë “low cost”, “Ryan Air” dhe “Wizz Air”, të cilët kanë shprehur interes konkret, madje kanë bërë dhe inspektimin e pistës së terminalit.

“Veçanërisht kompanitë ‘low cost’, dy prej tyre kanë ardhur, e kanë vizituar dhe inspektuar dhe kanë qenë në pritje të hapjes së heqjes së ekskluzivitetit për t’u përgatitur dhe ata në mënyrë konkrete për mundësinë e përdorimit të këtij aeroporti si një bazë e mundshme. Veçanërisht për kategorinë ‘low cost’”, tha Haxhinasto.

Ndërsa për aeroportet në jug të Shqipërisë qeveria ka porositur një studim fizibiliteti për të zgjedhur vendin se ku do të ndërtohet terminali dhe pista e parë.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrencës i kishte rekomanduar Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Ekonomisë që të mos zgjatet afati i ekskluzivitetit për fluturimet ndërkombëtare, pavarësisht kushteve të vendosura nga koncesionari për rishikimin e marrëveshjes.

Vendimi i Autoritetit është marrë në dhjetor 2015 dhe u është dërguar në atë kohë palëve të interesuara, që kishin kërkuar mendimin e Autoritetit, por u bë publik vetëm dje, në mënyrë që të mos pengoheshin negociatat.

Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati, tha për “Monitor.al se” “Autoriteti ka përshëndetur faktin që drafti është konsultuar me ta, por duke u bazuar edhe në raportin e monitorimit që ka bërë më përpara Autoriteti, koncesionari kishte aftësi financiare të tilla që të mundësonte liberalizimin e Aeroportit të Kukësit, pa kosto shtesë për ekonominë, përsëri duke ruajtur mirëqenien ekonomike të koncesionarit”.

Next Post

Debatet / Strazimiri: Nuk bëj autokritikë; Dash Peza: Ekzaltohesh se ke dy kobure

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In