• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluksi nuk ndalet, mbi 25 mijë shqiptarë kërkuan azil në 2017-ën

by A R
07/12/2017 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

27.575 qytetarë nga Shqipëria kërkuan azil në vendet e BE-së gjatë vitit 2017. Gjermania është në krye të vendeve të preferuara, e ndjekur nga Franca.

Shpresa vdes e fundit. Kështu më thotë Agroni, i ulur në një stol, pranë tezgës së tij ku shet fruta-perime. Ai shpreson që Gëzimi, djali i tij i madh, do t’ia dalë të qëndrojë në Gjermani, ku ka mbritur para tre muajsh dhe ka kërkuar azil. Edhe pse lajmet nuk janë aspak të mira për shpresën e Agronin. Javën e kaluar një avion solli në Rinas 41 azilkërkues nga Gjermania dhe Franca të cilëve u qe refuzuar azili. Një muaj më parë numri i të riatdhesuarve nga Gjermania, Franca dhe Belgjika ishte 500.

“Ndofta djali im ka fat. Kemi bërë një sakrificë të madhe, u kemi paguar 1300 euro atyre që i sollën dokumentat dhe e ҫuan në Gjermani. Para e madhe për xhepin tim të varfër… eh, atë që të bën fëmija, nuk ta bën Perëndia. Nuk do të jetojë në fshat, nuk do të shesë në këtë tezgë bashkë me mua. Do një jetë më të mirë, do një të ardhme më të mirë. Tani Gëzimi po mëson gjermanisht në kamp. I pëlqen të bëhet punonjës social. Inshallah nuk e kthejnë, Inshallah gjen një kontratë pune.” – thotë ai me shpresën e rreme, të ushqyer nga ata që i morën 1300 eurot.

Në muajt e parë të vitit 2018 Gëzimi do të marrë përgjigje për kërkesën e tij. Në faqen zyrtare të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Jutta Cordt, Presidente e kësaj zyre bën me dije se „kërkesat e bëra gjatë vitit 2017 po shqyrtohen dhe përgjigja do të jepet brenda  2 muajve”.

EUROSTAT- 27.500 shqiptarë kanë kërkuar azil gjatë viti 2017

Gëzimi është njëri prej 27.500 shqiptarëve që kërkuan azil këtë vit në vendet e BE-së, shifër e konsiderueshme në raport me popullsinë e Shqipërisë prej 2.9 milion banorësh. Gjermania mbetet edhe këtë vit në krye të vendeve të BE ku kërkuan azil 15.495 qytetarë nga Shqipëria, e ndjekur nga Franca me 8.875 kërkesa dhe Holanda me 1.545.  Numri i azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani sipas Eurostatit është 30% më i ulët se vitin e kaluar.  Në 7.000 vendimet e marra nga aplikimet e shqyrtuara deri tani, nga vendet e BE për qytetarët e  Shqipërisë, vetëm 335 prej tyre nuk u refuzuan.

Dy vjet më parë, në tetor 2015, autoritetet gjermane e përfshinë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta, gjë që u ndoq edhe nga vende të tjera të BE-së. Sipas Konventës së Gjenevës, që përbën Ligjin Ndërkombëtar dhe Ligjit  të BE për Azilin dhe Procedurat e tij, një vend konsiderohet i sigurtë  kur ka  një sistem demokratik, kur nuk ka persekutim politik, nuk ka rrezik për ushtrim dhune ndaj qytetarëve dhe kur nuk ka konflikt të armatosur. Klasifikimi “vend i sigurtë” përjashton mundësinë për qytetaret e ketyre vendeve qe të pranohen kërkesat e  tyre për azil, pasi ato nuk janë legjitime. Por fluksi i azilkërkuesve nga Shqipëria, si e tregojnë edhe shifrat e Eurostat-it, vazhdon të egzistojë edhe pse në rënie në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse shanset për të marrë përgjigje pozitive nga autoritetet  e Gjermanisë, Francës dhe vendeve të tjera të BE janë pothuajse zero.

Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?

Agroni me punën e tij mban familjen me 4 fëmijë. Gruaja nuk punon, kujdeset për ekonominë e vogël që kanë në fshat. Çdo ditë, në diell dhe shi, ai niset që pa gdhirë nga fshati me një makinë të vjetër, merr mallin në magazinat qendrore të fruta- perimeve kur nuk  ka mall nga fshati dhe shet deri sa fillon të ngryset. Por të ardhurat janë të pakta dhe mezi ia del të jetojë dhe të ҫojë fëmijët në shkollën e fshatit. Të ardhurat që i mbeten pasi i paguan taksat Bashkisë për tezgën e tij, faturat e energjisë elektrike, të ujit janë shumë të ulta.

Por situatën e Agronit e përjetojnë shumë familje në Shqipëri për shkak të pagave të ulta dhe papunësisë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, (Nëntor 2017) paga mesatare netto është 347 Euro në muaj, shifër kjo që është më e ulta në Europë, me përjashtim të Bjellorusisë, Moldavisë dhe Ukrainës. Në rajon, sipas burimeve të njëjta,  pagën më të lartë mesatare e ka Mali i Zi me me 509 euro në muaj, ndjekur nga Bosnjë Hercegovina me 439 euro, Bullgaria me 423 euro, Serbia 407 euro, Kosova  405 euro dhe Maqedonia 372 euro. Punësimi gjatë vitit 2017 është rritur me 6-7% por përsëri papunësia, sidomos tek të rinjtë mbetet e lartë

.
Azilkërkimi- zotim i autoriteteve të Tiranës për ta ndaluar

Aida Hajnaj, Drejtore për pikat kufitare dhe emigracionin në Policinë e Shtetit thotë për DW se Shqipëria ka ndërmarrë masa të rrepta për të ndaluar ҫdo fluks azilkërkimi në vendet e BE-së.
“Po godasim grupet dhe rrjetet kriminale të trafikantëve që u shesin qytetarëve të Shqipërisë dokumenta të fallsifikuara për të kërkuar azil në Gjermani, Francë apo vende të tjera të BE si edhe operatorë turistikë të përfshirë në biznesin e dokumentave fallco. Janë shtuar procedurat dhe kërkesat për cilindo nështetas shqiptar që udhëton drejt vendeve të BE. Ndjekja penale e prindërve që braktisin fëmijët e mitur në vendin e zonës Schengen, për t’i përdorur më pas dhe kërkuar azil, ka dhënë rezultate. Bashkëpunimi ynë me policinë franceze po ecën shumë mirë. Në mes të këtij muaji, javën e ardhshme në Tiranë, pritet të vijë dhe diskutojë me autoritetet e këtushme ҫështjen e azilantëve nga Shqipëria, Ministri i Brendshëm i  Francës, Gérar Collomb” thotë për DW Aida Hajnaj.
Zotimi i qeverisë  së Tiranës për të ndaluar azilkërkimin lidhet edhe me perspektivën europiane të vendit dhe ambicien për të hapur me BEnҫ negociatat e anëtarësimit. Ndalim i azilkërkimit nga qytetarët e Shqipërisë nuk bën pjesë në prioritetet e caktuara nga Brukseli për hapjen e negociatave, në krye të të cilave qëndron progresi në reformën në drejtësi. Por 27.500 qytetarët e Shqipërisë që kërkuan azil në vendet e BE gjatë 2017-ës janë një shqetësues për Brukselin lidhur me standardin ekonomik të Shqipërisë dhe ruajtjen e kapitalin te saj më të ҫmuar për progres: rininë./Deutsche Welle

Next Post
Kanabisi kërcënon seriozisht shëndetin, zbulohet një tjetër sëmundje

Kanabisi kërcënon seriozisht shëndetin, zbulohet një tjetër sëmundje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In