Pas aeroportit të Rinasit, porti i Durrësi është porta e dytë hyrëse jotokësore që po përballon një fluks të lartë të hyrjeve në vendin tonë në këto ditë të fundit të vitit.
Autoriteti portual bën me dije se tragetet nga Brindizi janë detyruar të bëjnë linja të dyfishta për të përballuar fluksin e lartë, ndërsa policia kufitare operon me30 sportele, në mënyrë që të shmangen në maksimum krijimi i radhëve.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje të numrit të pasagjerëve me gati 10 për qind.
I njëjti fluks pritet të vijojë edhe në ditët e para të janarit, por në drejtim të kundërt, kur emigrantët do ti rikthehen vendeve ku jetojnë dhe punojnë.