• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fluks aplikimesh për llotarinë amerikane nga të punësuarit me arsim të lartë: Ndihemi të pasigurt!

by A R
07/10/2016 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ëndrra amerikane tek shqiptarët duket se sa vjen dhe bëhet më e fortë, krahasuar kjo edhe me një vit më parë. Të shumtë janë ata që kanë rendur në kancelari ose qendra interneti për të kërkuar fatin në lotarinë amerikane menjëherë pasi procesi i aplikimit on line është rihapur zyrtarisht ditën e martë në orën 18.00.

Kledja dhe Arditi janë dy të rinj të dashuruar që ndajnë të njëjtën ëndërr, ta nisin jetën bashkëshortore në Amerikë, një sakrificë që thonë se e bëjnë për të ardhmen e fëmijëve që planifikojnë të kenë.

Të dy janë me arsim të lartë, vajza ka një diplomë për psikologji ndërsa djali është biokimist në profesion madje të dy janë në punë të mira por prapë se prapë duan të emigrojnë pasi ndiejnë pasiguri për të ardhmen.

Si Kledja dhe Arditi ka dhe shumë të rinj të tjerë që nuk kanë humbur kohë por kanë aplikuar në lotarinë amerikane brenda 24 orëve të para nga shtëpia, puna ose pranë subjekteve që e ofrojnë këtë shërbim kundrejt një pagese të vogël. Dritani është pronar i një kancelarie pranë zonës së bërrylit në Tiranë ku vetëm në ditën e parë janë realizuar 18 aplikime.

Një nga arsyet se përse të gjithë duan të aplikojnë të parët është frika se mos përsëritet defekti i një viti më parë kur serveri qendror në SHBA u bllokua në fund si shkak i fluksit të lartë të aplikantëve.

Por për tu bërë pjesë e kësaj aventure që u ndrit më fatlumëve çdo aplikant duhet të dijë paraprakisht se çfarë dokumentesh kërkohen gjatë plotësimit të formularit elektronik.

Regjistrimi elektronik për lotarinë 2017 startoi ditën e martë më 4 tetor 2016 në orën 18:00 dhe do të mbyllet më 7 nëntor 2016, në të njëjtën orë.

Gjatë 2015 mbi 200 mijë shqiptarë shprehën dëshirën përmes aplikimit online për të patur një të ardhme në Amerikë, një fakt shokues që me shumë gjasë mendohet se do të pësojë rritje pas aplikimeve të reja./BW/a.m.

Next Post
Jetëgjatësia është rritur me 10 vite, por është shtuar vuajtja nga sëmundjet e pleqërisë

Jetëgjatësia është rritur me 10 vite, por është shtuar vuajtja nga sëmundjet e pleqërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çmendet një person në Greqi, sulmon kryebashkiakun e Agrinjos në zyrë dhe kafshon punonjësin që tentoi ta ndalonte!

“Autori piu benzinë që të flijohej”- Detajet tronditëse të krimit në familjen shqiptare në Greqi, viktima kërkoi mbrojtje në vitin 2022, gjenden dy thika

August 26, 2026
Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

Zbulohet amaneti i fundit i ikonës së muzikës dhe kinematografisë amerikane Dolly Parton! Rrëfimi prekës i nipit

August 26, 2026
Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!

Ndarja e pasurive të sekuestruara të krimit të organizuar shqiptar, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen e parë në rajon!

August 26, 2026
I vunë 200 mijë euro gjobë nga burgu menaxherit të lokalit, goditet banda e drejtuar nga shqiptari, 4 të arrestuar

Tronditet përsëri Greqia, shqiptari vret gruan dhe më pas tenton flijimin! Mister motivet e krimit në familje, vajza e viktimës…

August 26, 2026
Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!

Investim strategjik në industrinë e mbrojtjes, ministri Nufi prezanton “Guna Tactical”: Projekt që synon mbi 1,000 vende pune!

August 26, 2026
Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Kriza globale, qeveria e Malit të Zi ul akcizat për karburantet, ja sa zbresin çmimi i naftës dhe benzinës

August 26, 2026
VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

VIDEO/ Katastrofë në Nepal, të paktën 17 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet masive e rrëshqitjet!

August 26, 2026
Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

Kombëtares shqiptare i bien ‘aksionet’, zhvlerësohet me 30 milionë euro! Ja sa vlen sot dhe lojtarët më të shtrenjtë në bursë

August 26, 2026
Del e vërteta për supermakinat dhe jahtin e Andrew Tate, avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij -

Del e vërteta për supermakinat dhe jahtin e Andrew Tate, avokatët thonë se nuk ishin në pronësi të tij –

August 26, 2026
Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

Diplomatja e parë rezidente, Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së Belgjikës në Shqipëri: Bashkëpunim brenda dhe jashtë NATO-s

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com