• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flirtimi online, gjithçka që duhet të dini

by Java News
13/12/2018 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duket se joshja nëpërmjet internetit po njeh një bum të saj dhe çiftet që njihen në rrjetet sociale po bëhen gjithnjë e më të shumta. Ndaj ju duhet të dini me patjetër disa rregulla për të mos bërë figurë të keqe. Teknologjia duket se po transformon “lojën” e joshjes. Ashtu siç thonë të dhënat e statistikave, historitë e dashurisë të nisura online po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Po kini kujdes: është e rëndësishme të njihni rregullat për të ndërtuar më mirë reputacionin tuaj në ueb dhe të mos bëni figurë të keqe. Zbuloni dekalogun e mëposhtëm për të flirtuar online në mënyrë të sigurt.

E vërteta

Mbështetuni te origjinaliteti dhe shmangni gënjeshtrat false. Në rrjetet sociale është e thjeshtë të keni një punë të rëndësishme ose të gënjeni për veten tuaj: vini në alarm sensin e gjashtë dhe kujtoni se…nuk është gjithçka ar ajo që shkëlqen! Ndershmëria paguan, gjithmonë.

Informacionet e dobishme

Puna? Deklarata të tilla si “vetvetja” ose “jam shef” nuk shpjegojnë asgjë. Bëni kujdes se si ta përpiloni informacionin e dobishëm në rrjetet sociale: më mirë të ndiqni shpirtin dhe mendimin praktik. Ose si alternativë, mund të zgjidhni një frazë të lehtë si “ëndërrimtar/e për të jetuar”: kjo do t’iu ndihmojë të mbani të fshehtë (ndoshta për modesti) profesionin tuaj por me një detaj të vogël, fantazia, për shembull dashurinë për botën e fantazisë.

Imazhet

Fotografitë në rrjetet sociale kanë rëndësi të veçantë. Një profil me selfie krijon një efekt të një egocentrizmi të dëshpëruar, ndaj më mirë shmangini këto lloj fotosh. Po kështu mos publikoni as foto me forma provokuese, lakuriqësi të ekspozuara dhe foto me sfond banjën apo dhomën e ngrënies. Ndërtojeni imazhin tuaj me foto argëtuese, spontane dhe thuajse profesionale.

Kontrolloni

Klikoni emrin tuaj në rrjetet sociale: si duket? Është e rëndësishme që ju të kontrolloni periodikisht përshkrimet nëpër sajte, të modifikoni informacionet e profileve tuaja dhe të bëni kujdes me atë se çfarë duket për ju në ueb. Një person mund të marrë lehtësisht informacion duke naviguar nga një profil në tjetrin: nga një CV në internet është e thjeshtë të merrni numrin e telefonit ose adresën e shtëpisë, ndaj është e nevojshme të reflektoni dhe të zgjidhni se cilat informacione doni të hidhni në rrjete sociale.

“Princi i kaltër”

Rreziku për të idealizuar personin tjetër është më i thjeshtë në rrjete sociale, sepse ju keni mundësi të fshiheni pas ekranit. Ndaj, përpara se t’i jepni energji një marrëdhënieje duke e kultivuar atë për muaj dhe madje ta konsideroni tjetrin si të fejuarin/fejuarën tuaj, më mirë gjeni mënyrën për ta takuar drejtpërsëdrejti, me kujdesin më të mundshëm të rastit. Për shembull, lëreni takimin për një mëngjes në bar, për të shmangur një vend publik të tej mbushur me njerëz.

Një frenim!

Njoftimet nga celulari ju lajmërojnë thuajse gjithë ditën? Kujdes, mbase është sinjali limit: një takim online është dhe do të mbetet virtual. Çati mund të jetë i dobishëm për t’u njohur në fillim, por nuk mund të zërë ditë të tëra tuajat. Rreziku është që rrjetet sociale të bëhen një mënyrë për të shmangur konfrontimin real.

Flisni për veten

Shpeshherë në faqet sociale ndahen linqe që publikojnë sajtet me fraza pak a shumë argëtuese ose teste psikologjike me dyshim të drejtë. Vëzhgojini mirë këto sajte: sa flasin realisht për ju? Mësohuni ta përdorni rrjetin për të njohur persona të rinj në bazë të asaj se çfarë dëshironi dhe gjeni miq të rinj me interesa si tuajat./a.meta

Next Post
Neritan Ceka: Rikthimi i Berishës është i rrezikshëm!

Koha për negociata mes Qeverisë dhe studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

Rama flet për Ballukun: Problemet me drejtësinë janë të ndara, unë dhe PS nuk i bëhemi avokat!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In