• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Flirti veror Basha-Meta, konsensusi dhe stabiliteti

by Ardit Rada
12/08/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Kreu demokrat ka ripërsëritur sot kërkesën për një qeveri teknike, që sipas tij do ta çonte vendin në zgjedhje të sigurta dhe që do të garantonte votën e shqiptarëve. Pas përfundimit të betejës parlamentare për Reformën në Drejtësi, duket se PD ka gjetur një tjetër kauzë stinore për ta bërë atë pjesë të retorikës politike dhe për të mbajtur pozicionin e saj politik të varfër si një pozicion opozitar.

Fill pas miratimit të Reformës, Lulzim Basha ka artikuluar shpesh falenderimin për Ilir Metën si personin kyç që arriti t’u sigurojë palëve konsensus. Një qytetar që i ndjek zhvillimet politike në vend do ta gjente të tepërt falenderimin për Metën për faktin se ky i fundit po falenderohet në çdo intervistë të Bashës dhe në çdo dalje publike të tij, vend e pa vend. Shumëkush e ka interpretuar këtë si një flirt në distancë mes PD dhe LSI, apo një provokim të opozitës që kërkon doemos përçarjen e koalicionit të majtë.

Në fakt, ishte pikërisht PD që nuk e shihte miratimin e Reformës në Drejtësi si mundësi për bashkëpunim, por si një test brenda mazhorancës që do të pasohej më pas me mocione besimi e mosbesimi në Kuvend. Është e tepërt të përmendet trysnia nën të cilën u miratua Reforma dhe vullneti i të huajve, por ajo që u duk qart ishte fakti se palët me pahir u detyruan t’i thonë ‘po’ një projekti kaq të rëndësishëm në jetën e shqiptarëve.

Në këtë ditë të nxhetë gushti, krahas kërcënimit për revolta popullore, Basha ka kërkuar para së gjithash konsesusin për qeveri teknike. Kjo kërkesë paraqitet prej tij si opsion për stabilitet para se të shkohet në revolta. Janë dy elementë që Ilir Meta i ka shumë për zemër; stabiliteti dhe konsensusi. Të paktën, kur LSI nisi bashkëqeverisja me PD në vitin 2009 e paraqit vendimin e saj si një ‘sakrificë’ në emër të stabilitetit. Po ashtu, kur LSI e braktisi qeverinë “Berisha” 3 muaj para zgjedhjeve të vitit 2013, nuk bëri asnjë përpjekje për ta çuar vendin në votime me qeveri teknike.

Sot, partitët e Bashës dhe të Metës po e paraqisin këtë të fundit si ‘magjistarin’ e konsensuseve edhe kur ai është i pamundur, dhe në tryeza nuk ka se për çfarë të bihet më në ujdi. Nëse Basha po ia kërkon Metës një konsesus të dytë për ta çuar vendin në zgjedhje me qeveri teknike, kjo nuk përbën asnjë habi. Nëse kreu i LSI ia ka premtuar një konsesus të tillë, kjo do të ishte akoma edhe më pak e papritur. Thjeshtë politika e flirteve me konferenca për shtyp dhe falenderime deri në mirënjohje kombëtare duhet të marrin fund. Të paktën në emër të stabilitetit!

Next Post

Chelsea i ofron Juventusit Fabregasin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

July 9, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Vranësira dhe temperatura të qëndrueshme, si parashikohet moti për ditën e sotme

July 9, 2026
Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

July 9, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In