• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Flet senatori McCain: Putini do të shfrytëzojë çdo përparësi

by Java News
14/01/2017 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senatori republikan amerikan, John McCain kërkon në intervistë me Zhana Nemcovën, në emisionin e saj “Nemtsova.Interview” (te DW Rusisht) një qëndrim më të ashpër në marrëdhëniet me Rusinë.

Zhana Nemcova: Presidenti i zgjedhur mbajti konferencën e parë të shtypit pas zgjedhjeve. Dhe pranoi për herë të parë se Rusia është përgjegjëse për sulmin me hakerë ndaj zgjedhjeve. Çfarë mendoni se do të ndërmarrë ai kundër kësaj?

John McCain: Unë jam i kënaqur që ai e pranoi. Që në radhë të parë përgjegjës për këtë sulm të rëndë kundër zgjedhjeve janë rusët. Vlerësimi i tij është i saktë se edhe vende të tjera ndjekin aktivitete të ngjashme. Por unë jam i gëzuar që ai i bëri përgjegjës rusët për sulmin kundër zgjedhjeve. Sepse për këtë nuk ka dyshime.

Por njëkohësisht ai thotë se fakti që Putini e pëlqen atë është një përparësi dhe jo barrë. Dhe se nën udhëheqjen e Trumpit, Putini do t’i trajtojë shumë më mirë SHBA. Dhe se nuk do të zgjedhë edhe njëherë tjetër opsionin e ndërhyrjes në kompjutera. Çfarë mendoni për këtë?

“Tani, unë besoj se Vladimir Putin është vrasës dhe kriminel. Ai është një produkt i KGB-së dhe do të shfrytëzojë çdo përparësi, që mund të sigurojë. Unë kam përjetuar tri presidentë: Bush, Clinton dhe Obama. Të gjithë mendonin se mund të kishin një fillim të ri në marrëdhëniet e tyre me Putinin. Ata e lëvduan Putinin. George W. Bush ka thënë: “Unë pashë në sytë e tij dhe pashë shpirtin e tij.” Pastaj patëm natyrisht fushatën e Obamas dhe fillimin e ri nën Obaman.

Ne duhet ta kuptojmë se kush është me të vërtetë Vladimir Putini – e këtu duhet ta hedhim vështrimin pas në kohën e Presidentit Regan: “Paqe përmes forcës”. E vetmja gjë që kupton Putini është forca. Që çmimi për agresionet është më i lartë se dobia e mundshme. Ne pamë se si po e bën copa ai Ukrainën, si e anekson Krimenë – si e përdor aviacionin luftarak për të goditur me armë me precizion në spitale, pamë armatimin në Kaliningrad. Lista vazhdon kështu edhe më tej. Dhe këtë ai e bën duke pasur pas vetes një vend që është shumë i dobët ekonomikisht. Prandaj ne duhet të kthehemi te “Paqe përmes forcës”. Po, ne flasim me dëshirë me Vladimir Putinin. Por vetëm nga një pozicion force.”

Cila është përshtypja juaj e përgjithshme nga konferenca e shtypit e Trumpit?

Për këtë mund të thosha shumë, por po i bie sa më shkurt që të jetë e mundur. Presidenti i zgjedhur Trump e ka ndryshuar mënyrën se si bëhet politikë në SHBA. Me ndihmën e twitterit dhe të medieve sociale. Kjo ishte konferenca e tij e parë e shtypit, më duket, pas pesë muajsh. Kjo nuk ka ndodhur kurrë – Trumpi mobilizon në këtë mënyrë bazën e tij. Në të njëjtën kohë, kuotat e mbështetjes së tij në popull janë më të ulëta se ç’i ka patur ndonjëherë ndonjë President i kohës së re në marrjen e postit. Pra ne po përjetojmë një kohë shumë të pazakonshme në politikën amerikane dhe një Amerikë shumë të polarizuar. Mua do të më pëlqente ta shihja që Trumpi të përpiqej të arrinte të gjithë amerikanët – pavarësisht nëse ata e patën mbështetur apo e patën luftuar. Pavarësisht nga kjo, ai ka sukses. Si mund ta kritikoj – në politikë në fund ai që ka rëndësi është suksesi. /DW

ma.me

Next Post
U përdhunua nga babai, 15-vjeçarja ikën nga banesa

U përdhunua te Kthesa e Kamzës, dëshmia tronditëse e vajzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zvicra rikthen në kombëtare kapitenin Xhaka dhe sulmuesin Embolo për ndeshjet e Ligës së Kombeve!

Zvicra rikthen në kombëtare kapitenin Xhaka dhe sulmuesin Embolo për ndeshjet e Ligës së Kombeve!

October 27, 2026
Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

Vrau të dashurën e tij Ilaria Sula, Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo!

October 27, 2026
Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

Serbia pas zgjedhjeve, çfarë ndryshon për Kosovën dhe Luginën e Preshevës?

October 27, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

Dekriptimi i mesazheve në platformën SKY ECC zbuloi skemën! Tre episode trafiku droge, SPAK mbyll hetimet për Endrit Doklen e Rexhep Rrajën

October 27, 2026
Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: 66.7% e votuesve kanë votuar deri në orën 18:00

October 27, 2026
Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

Melania Trump njofton zgjerimin e armëpushimit në Kherson, Moska konfirmon afatin e ndalimit të luftimeve në Oleski

October 27, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

VENDIMI/ Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt dhe urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”!

October 27, 2026
Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

Shqetësim në Kosovë, 8 gra të vrara këtë vit: Pse po dështon shteti në parandalim?

October 27, 2026
Presidenti vs PD

“Mbetet në rolin e spektatorit”- Begaj nisi konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, Bardhi akuzon: E përbuz këtë teatër politik, i shërben pushtetit!

October 27, 2026
Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

Përkeqësohet moti, temperaturat në ‘pikiatë’! Në zonat malore të Kukësit nisin reshjet e borës

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In