• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U përdhunua te Kthesa e Kamzës, dëshmia tronditëse e vajzës

by Java News
14/01/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ndaj tij është bërë një denoncim për përdhunim nga një vajzë, me të cilën ishte njohur në rrjetin social “Facebook”, raporton “Panorama”.

Burime nga Policia thanë se i riu, shtetasi me inicialet G.Gj., ka abuzuar seksualisht me vajzën 29-vjeçare, pasi e kishin lënë të takoheshin në një lokal. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur disa ditë më parë, në afërsi të Kthesës së Kamzës, rreth orës 10:00 të mëngjesit.

Megjithatë e dëmtuara i është drejtuar Policisë duke bërë Kallëzim në Komisariatin Nr.3 vetëm mbrëmjen e së enjtes, pasi kishte kaluar gati një javë nga ngjarja. Ajo ka deklaruar në Polici se ishte njohur me të riun në rrjetet sociale disa kohë më parë. Shtetasja me iniciale T.K. ka deklaruar se djali i ka dalë para duke e bezdisur dhe pasi ka abuzuar forcërisht me të, e ka lënë të lirë.

Dosja me denoncimin e vajzës është dërguar në Prokurorinë e Tiranës dhe 32- vjeçari është shpallur në kërkim policor.

“Më datë 12 janar është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.3, shtetasja T.K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se shtetasi G.Gj., 32 vjeç, në afërsi të kthesës së Kamzës, më datë 5 janar ka kryer marrëdhënie seksuale me këtë shtetase kundër dëshirës së saj. Kjo shtetase ishte njohur në rrjetet sociale me G.Gj., pak kohë më parë. Menjëherë është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

NJOFTIMI I POICISË

Më datë 12.01.2017, është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, shtetasja T. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallzuar se shtetasi:

– G. Gj., 31 vjeç, banues në Tiranë

Në afërsi të kthesës së Kamzës, më datë 05.01.2017, ka kryer marrdhënie seksuale, me këtë shtetase kundra dëshirës së saj.

Kjo shtetase ishte njohur në rrjetet sociale me G. Gj., pak kohë më parë.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.

ma.me

Next Post
Konçesioni i kumarit/ Kontratë 30-vjeçare për mbikqyrjen e kazinove, ja kriteret për kompanitë

Lojrat e fatit, shtyhet afati për ofertat e monitorimit të tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

“Leksionet e politikës serbe”, Nurellari: I dha një “shuplakë” opozitës shqiptare!

October 27, 2026
Gara për Tiranën, opozita me një kandidat të përbashkët? Vangjeli: E vështirë, ka shumë egoizëm

Vangjeli: Leksioni që vjen nga Beogradi! Tortë e pushtetit të nesërm apo model jo i ngjashëm?

October 27, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Karamuço: Prokuroria e di çfarë ka ndodhur me Erjon Vishkullin, duhet të informojë publikun

October 27, 2026
Netanyahu: Nuk do ta lejojmë krijimin e një shteti palestinez!

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Netanyahu pa shumicë, opozita kryeson me 52-53 mandate

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

Zgjedhjet në Izrael, exit poll-et: Blloku kundër Netanyahut kryeson, por pa shumicë për qeverinë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In