• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flet publikisht homoseksuali i parë shqiptar: Jeta në Tiranë dhe raporti me babain

by
08/08/2015 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elidjon Gembi, 26 vjeç, është një nga të parët që flet hapur në Shqipëri për jetën si homoseksual. Një thyerje tabush: edhe pse vendi synon të shkojë në BE, homoseksualët diskriminohen në mënyrë masive. Familja e Gembit nuk e ka falur atë akoma

Nga Paul Hildebrandt, Tagesspiegel

Kur babai e pa djalin e tij, Elidjon Gembin në televizor, u tërbua.

Nisi të ulërasë, ta shajë dhe më pas heshti. Prej tre vitesh ata nuk flasin me njëri-tjetrin, edhe pse jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Arsyeja: Në një televizion francez, Gembi ishte deklaruar homoseksual publikisht.

Në Shqipëri, ku homoseksualiteti u hoq për herë të parë në fillim të viteve ’90 nga lista e sëmundjeve mendore, ky është një provokim.

Gembi është një nga të parët që ka thyer heshtjen. Bashkë me miq ai ka krijuar të parën organizatë, që kujdesen për të drejtat e komunitetit LGBT.

Elidjoni, 26 vjeç, me mjekër të plotë dhe syze, është përgatitur prej kohësh për këtë hap.

Ai është rritur në një shoqëri, në të cilën ekonomia u shemb përtokë pas rënies së komunizmit dhe njerëzit humbën besimin tek shteti. Për homoseksualitetin nuk flet askush.

Kur ishte adoleshent, Elidjoni vuri re se pëlqente meshkujt, por nuk njihte askënd që ishte si ai.

Përvojat e para seksuale i ka me shokun e tij më të mirë. Kur ai zhvendoset për studime në kryeqytet, ai vë re se ka të tjerë si ai.

Por edhe në Tiranë nuk ka klube për homoseksualët apo lesbiket, asnjë vend ku ata mund të takohen.

Takimet organizohen në dhoma çati dhe më pas zhvillohen në sekret të plotë.

Me daljen e rrjeteve sociale, këto mundësi janë shtuar. Grupi LGBT në Tiranë, i hapur në FB, i mundëson Gembit që të takohet me njerëz si ai.

Një nga anëtaret e grupit propozon një takim në botën reale.

Por shumë nga anëtarët e grupit kanë frikë që të takohen publikisht.

“Në shumë vende të Tiranës mund të sulmohesh, nëse fjala bie rrobat e mia cilësohen si ato të një homoseksuali,” shpjegon Gembi.

…Familja e Gembit nuk e dinte për jetën e dyfishtë të djalit më të madh të tyre. Elidjoni kishte nisur studimet e dyta, këtë herë një një shkollë aktrimi, kur një gazetar francez kërkoi të bënte një dokumentar për OJQ-në e tyre.

Përkthyesi shqiptar merr një kopje dhe e shet fshehurazi në një televizion të madh shqiptar.

“Kur të afërmit u treguan prindërve të mi për këtë dokumentar, m’u shemb bota”, thotë Elidjoni.

Familja nuk e ka falur akoma. Megjithatë në fusha të tjera gjërat po ecin. Muajt në vazhdim do hapet në Tiranë i pari klub homoseksualësh.

“Shqipëria nuk është akoma një vend miqësor me LGBT. Ne nuk kemi shkuar akoma në Europë, edhe pse kemi bërë një hap të madh,” thotë ai.

Next Post

Njihuni me plazhet e rralla të Shqipërisë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In