• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Flet psikologia e famshme amerikane: Ç’mund të shkaktojë narcizmi i presidentit të SHBA

by Java News
06/01/2018 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shkurt të vitit të kaluar 33 psikiatër dhe psikologë në një letër të publikuar nga “New York Times” shpreheshin për rrezikun, që sipas tyre vjen nga presidenti amerikan.

Psikologët janë të shqetësuar lidhur me gjendjen eventualisht të vështirë psikike të Donald Trump. E këto shqetësime nuk janë shprehur këto ditë, por kohë më parë. Në shkurt të vitit të kaluar 33 psikiatër dhe psikologë në një letër të publikuar nga “New York Times” shpreheshin për rrezikun, që sipas tyre vjen nga presidenti amerikan. Para disa muajsh doli libri “The Dangerous Case of Donald Trump”, në të cilin 27 autorë i gjejne  atij probleme të rënda personaliteti.

Psikologët në vend janë alarmuar sërish prej shkallëzimeve të fundit përmes shprehjeve të tij në Twitter, ku presidenti mburret me “butonin e tij të madh e të fuqishëm atomik”, për ta nxehur kreun e shtetit të Koresë së Veriut Kim Jong Un po aq impulsiv sa edhe ai vet dhe duke atakuar ish-shefin e strategjisë së tij elektorale e njëkohësisht edhe mikun  e tij Steve Bannon.

Diagnoza më e shpeshtë që i vihet atij është: devijim narcizist dhe i sëmurë i personalitetit. Psikologia Bärbel Wardetzki ka botuar disa libra lidhur me temën e narcizizmit. Në intervistë për DW, ajo shpjegon, se ç’është narcizizmi dhe përse ne të gjithë jemi paksa narcizistë dhe se pse kjo në fakt mund t’i bëj keq Donald Trump-it.

DW: Nëse unë mendoj se jam shumë e mirë, do të thotë kjo që jam narciziste?

Bärbel Wardetzki: Jo. Ky koncept nuk është e lehtë të përkufizohet. Unë e shoh narcizizmin si një mënyrë për t’u komportuar me botën, e cila shtrihet në harkun nga një narcizizëm pozitiv deri në atë të sëmurë. Njerëzit thonë, ‘unë jam mirë dhe kam një vetëndijesi të mirë për veten. Ata nuk kanë dyshim tek vetvetja, por janë gjithmonë në gjendje, që ta organizojnë vetveten së brendshmi dhe ta ngushëllojnë e ta mbështesin vetveten. Ata i njohin aftësitë e tyre e po ashtu edhe kufijtë e tyre. Faktikisht një qëndrim i tillë në sytë e shumë njerëzve konsiderohet si narcizizëm në kuptimin negativ. Por në fakt ai është pozitiv.

Narcizimi i sëmurë në fakt ka si bazë një vetëndijesi të shkatërruar, që duhet kompensuar me një vete të stërmadhe.

Lidhur me narcizizmin në kuptimin negativ: A ka Donald Trump një cënim narcizizt të personalitetit?

Një diagnozë e tillë është e vështirë, unë nuk e njoh Trump-in dhe vetëm mund ta interpretoj sjelljen e tij. Eventualisht qendrimi i tij mund të ketë të bëjë edhe me devijime të tjera të personalitetit, por narcizizmi është ajo që bie në sy. Ai është një shembull tipik për narcizimin. Qendrimi i tij dhe mënyra se si sillet me njerëzit e me botën duke e ndarë atë në të mirë e në të keqe është tipike për këtë.

BB und BU Psychologin Bärbel Wardetzki München (Privat/M. Kern)Psikologia Bärbel Wardetzki

Ç’qëndrim karakterizohet prej psikologëve si devijim narcizist i personalitetit?

Ka disa kritere, që duhen përmbushur, në mënyrë që të bëhet fjalë për anomali: ndaj kritikave nuk reagohet në mënyrë konstruktive, por me indinjatë, sepse i prekuri ka turp dhe ndihet i poshtëruar. Marrëdhëniet konsumohen, sipas motos ‘jo ti je i rëndësishëm, por funksioni yt për mua’. Një kriter tjetër është një vetëndijesi e ekzagjeruar, personi e ndjen veten të jashtëzakonshëm dhe të mrekullueshëm.

Narcistët e sëmurë kanë vazhdimisht fantazinë e suksesit pa kufij, të pushtetit, shkëlqimit, bukurisë e të dashurisë ideale. Ata janë me shumë pretendime. Ngrenë pretendime të larta ndaj vetvetes, por edhe ndaj mjedisit që i rrethon. Kërkojnë vazhdimisht vëmendje dhe që të tjerët të mrekullohen prej tyre. nëse nuk e kanë këtë vëmendje, kjo mund t’u shkaktojë kriza të rënda. Përveç kësaj narcizistëve u mungojnë ndjenjat. Ndonëse kjo temë diskutohet në mënyrë kontrovesre. Narcizistët e sëmurë me gjasë mund të tregojnë empati të madhe, por jo në kuptimin e ndjenjës për tjetrin. E së fundi njerëzit me anomali personaliteti prej narcizizmit janë ekstremisht smirëzinj.

DW

Next Post
Spitalet në gatishmëri, Manastirliu: Përballojmë emergjencat, staf i përforcuar

Ministrja Manastirliu: Zero tolerancë për duhanin në ambjente të mbyllura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

Kur në koncerte luhen marshet e luftës…

March 4, 2026
Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

Hegseth: Kemi vrarë njeriun që organizoi atentatin ndaj Trump! Sulmet në Iran do përshpejtohen

March 4, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Kosova vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës

March 4, 2026
“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

“Zero tolerancë kush cenon sigurinë ushqimore”, Sula dhe Gjylameti: Datat e skadencës së produkteve në ‘lupën’ e kontrolleve

March 4, 2026
Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

Molotovët te Vila 31, Beqiri: Berisha i vuri flakën sepse donte ta privatizonte për Shkëlzenin! Të njëjtën gjë bëri edhe me…

March 4, 2026
“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

“Të papajtueshëm në dashuri!”/ Zbuloni se me cilën shenjë nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë romantike

March 4, 2026
Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In