Ka folur për herë të parë pronarja e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, ku dy ditë më parë u grabitën 40 mijë euro nga një person i maskuar.
Ajo tha se grabitja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi dera duhet të ishte mbyllur ndërsa sa i përket shumës së madhe të parave në gjendje tha se janë të nevojshme në një pikë këmbimi valutor.
Vajzave u kemi dhënë leje se kanë qenë në gjendje shoku për të dhënë deklaratat e tyre dhe nuk kanë ardhur këto ditë në punë. Të gjendesh para një personi që të kërcënon me armë nuk është e lehtë. Biznesin e kemi prej 8 vitesh dhe nuk kishte ndodhur kurrë një grabitje, është në rrugë kryesore në qendër të Astirit.
Njëra nga vajzat kishte dy vjet, tjetra 1-2 muaj. Ato dorëzojnë CV si në çdo punë tjetër, ne i marrim ne provë. Nuk investigojmë, thjesht shohim CV dhe nëse ato e mësojnë punën. Investigim të mirëfilltë nuk bëjmë. 5 mijë eurot shpërblim janë vendosur nga ana e policisë, ne e kemi lënë në dorë të tyre. Ata kanë marrë provat dhe çështja është në hetim dhe ende nuk kemi një përgjigje. Mendojmë se është klient, ose një banor i zonës. Për ne është i panjohur, ndjesia në momentin e parë ishte shokuese, vazhdoj të jem e mërzitur edhe për pjesën e frikës. Do përpiqemi që derën mos ta lëmë hapur, gjithçka ishte e blinduar. Ka qenë një pakujdesi nga ana jonë se e është lënë hapur dera. Po të ishte mbyllur dera nuk mund të futej. Ndjek keqardhje për paratë dhe për situatën e krijuar.“- u shpreh ajo.
/f.stafa