• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet pronarja e pikës së këmbimit valutor ku u vodhën 40 mijë euro: Nuk dyshojmë tek askush

by Java News
26/06/2023 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka folur për herë të parë pronarja e pikës së këmbimit valutor në Tiranë, ku dy ditë më parë u grabitën 40 mijë euro nga një person i maskuar.

Pronarja tregoi për “Shqipëria Live” se personi i cili grabiti paratë nuk ishte parë asnjëherë në pikën e këmbimit valutor nga punonjëset. Për dy vajzat që u përballën me grabitësin, njëra prej tyre ishte e punësuar prej dy vitesh, ndërsa tjetra prej dy muajsh. Ato janë pyetur nga policia ndërsa pronarja tha se nuk dyshon te askush dhe pret hetimet e policisë.

Ajo tha se grabitja ka ndodhur nga pakujdesia, pasi dera duhet të ishte mbyllur ndërsa sa i përket shumës së madhe të parave në gjendje tha se janë të nevojshme në një pikë këmbimi valutor.

“Unë nuk e kam parë asnjëherë si person, as punonjëset nuk e kanë parë. Ai ishte i maskuar dhe nuk njihet. Punonjëset janë pyetur nga policia. Ne e kemi biznes familjar dhe më shumë merret babai e vëllai i im, nuk di për pamjet filmike . Kamerat janë parë të të gjitha ditëve dhe i janë dorëzuar policisë. Bëhet fjalë për 40 mijë euro. Ka qenë diçka e planifikuar nga personi që ka bërë grabitjen. Nëse ka pasur informacion i bie të jetë dikush nga brenda, un nuk dua të bëjë akuza për sa kohë nuk kemi fakte. Çështjen e ka marrë policia dhe po heton . Ka ndodhur që në mëngjes të ketë edhe më pak para. Duhet të mbahet një shumë për të bërë këmbim valutor, shuma nuk është fikse.  Brenda ishin dy biznese të ndarja, ishin dy vajza dy punonjëse. Ato njoftuan policinë dhe ne besojmë se do zbardhet.

Vajzave u kemi dhënë leje se kanë qenë në gjendje shoku për të dhënë deklaratat e tyre dhe nuk kanë ardhur këto ditë në punë. Të gjendesh para një personi që të kërcënon me armë nuk është e lehtë. Biznesin e kemi prej 8 vitesh dhe nuk kishte ndodhur kurrë një grabitje, është në rrugë kryesore në qendër të Astirit.

Njëra nga vajzat kishte dy vjet, tjetra 1-2 muaj. Ato dorëzojnë CV si në çdo punë tjetër, ne i marrim ne provë. Nuk investigojmë, thjesht shohim CV dhe nëse ato e mësojnë punën. Investigim të mirëfilltë nuk bëjmë. 5 mijë eurot shpërblim janë vendosur nga ana e policisë, ne e kemi lënë në dorë të tyre. Ata kanë marrë provat dhe çështja është në hetim dhe ende nuk kemi një përgjigje. Mendojmë se është klient, ose një banor i zonës. Për ne është i panjohur, ndjesia në momentin e parë ishte shokuese, vazhdoj të jem e mërzitur edhe për pjesën e frikës. Do përpiqemi që derën mos ta lëmë hapur, gjithçka ishte e blinduar. Ka qenë një pakujdesi nga ana jonë se e është lënë hapur dera. Po të ishte mbyllur dera nuk mund të futej. Ndjek keqardhje për paratë dhe për situatën e krijuar.“- u shpreh ajo.

/f.stafa

Next Post
Avokatja e Alma Kaçit: Ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmura ndaj kërkova të ishte pa masë

Avokatja e Alma Kaçit: Ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmura ndaj kërkova të ishte pa masë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In