Flet prokurori italian: Ja si funksiononte skema e trafikut (foto e të arrestuarëve)
Prokurori italian Antonio Rinaudo ka zbardhur gjithë skemën e trafikut të drogës, pas kapjes së avionit të dytë me drogë që ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë.
Trafikantët përdornin një avion të vogël me të cilin transportonin marijuanën, i cili kishte kushtuar rreth 70 mijë euro. Sipas mediave italiane, gjatë fluturimit të saj në krahinën e Leçes, ku piloti ndalonte për furnizimin me karburant, ai shmangte kalimin mbi zonat e banuara, që konsiderohet diçka krejt e pazakontë për të apasionuarit e avionëve.
Çdo udhëtim i kushtonte Shqipërisë rreth 500 euro, por, sipas vlerësimeve të hetuesve, mundet qe të jetë transportuar marihuanë që mund të kete vlerë e shitur edhe 250,000 €. Pas një përpjekje të parë, grupi kriminal kishte importuar rreth 80 kilogramë marihuanë në ditët e para të qershorit. Më 1 shtator, ishte planifikuar një tjetër importim i marihuanës (rreth 120 kg), po që nuk kishte shkuar mirë.
Grupi kriminal kishte një bashkëpunëtor të vetëm në Shqipëri, puna e të cilit ishte për të siguruar transportin në një “fushë fluturuese” te aftë për të ulur një avion te vogël. Në një konferencë për mediat italiane prokurori Antonio Rinaudo tha se po hetohen dhe persona të tjerë, e ndërsa sipas tij koka e këtij grupi kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike ndodhet në Shqipëri.
Redaksia Java News/ f.g













