• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flet Profesor Horge Emilio Sierra Montoja: Si po ndryshon biznesi

by
02/08/2015 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flet Profesor Horge Emilio Sierra Montoja: Si po ndryshon biznesi

Horge Emilio Sierra Montoja ka qenë drejtor i gazetës “La Republica”, gazeta e parë ekonomike e Kolumbisë, si dhe ka qenë drejtuesi i Institutit Latino-Amerikan për Lidership.  Aktualisht është këshilltar mbi Përgjegjësinë Sociale në Universitetin Simon Bolivar të Barrankilia-s (pasi ka punuar në të njëjtin funksion në Shoqatën Kolumbiane të Universiteteve -SHKU-), atje është drejtor i Revistës “Desarrollo Indoamericano” (Zhvillimi Indoamerikan), një nga botimet më prestigjoze mbi temat sociale në Amerikën Latine, e themeluar nga José Consuegra Higgins, i cili është edhe themeluesi i Universitetit Simón Bolívar ne Kolumbi.

Me studime universitare në Filozofi dhe Letërsi, Shkenca Politike dhe Ekonomi, Sierra Montoja është dalluar në vitet e fundit për kontributin e tij të lartë në studimin e Pergjegjësisë Socialë të Ndërmarrjeve private (PSN) me tre libra të botuar:  “PSN: Leksione, raste dhe modele të jetës,” “Leksione të reja në PSN;” “Kurs bazë mbi PSN.”

DSC_4989-copia

                         (Në foto Profesori Horge Emilio Sierra Montoja)

Libri i tij më i fundit është: “Lidership me vlera,” botuar në shtëpinë botuese spanjolle Digital reasons (www.digitalreasons.com) në koleksionin e tij “Argumente për shek. XXI,” nxjerr në pah kryesisht lidershipin me përgjegjësi sociale në organizatat e ndryshme për të kaluar krizën bashkëkohore në ekonomi, politikë dhe familje.

Në vazhdim është intervista që Sierra Montoja i dha analistit për marrëdhënie ndërkombëtare, Peter M. Tase, SHBA, posaçërisht për Revistën Java.

PETER TASE, REVISTA JAVA. PHOTO TAKEN AT SEC. NAC. DE CULTURA DE PARAGUAY. 2015.

                                (Në foto analisti për marrëdhënie ndërkombëtare, Peter M. Tase)

Boom-i PSN. Pa dyshim, Përgjegjësia Sociale e Ndërmarrjeve është kthyer në një modë gjatë viteve të fundit Pse kështu?

Ky është fakt i kryer, PSN ka regjistruar një rritje të theksuar të vëmendjes gjatë viteve të fundit jo vetëm në Kolumbi por edhe në të gjithë Amerikën Latine si dhe në nivel botëror.  Kjo është arsyeja përse shumë e konsiderojnë të modës, edhe pse ka lidhje me një “boom” sepse ndërmarrjet e ndryshme, ç’farëdo madhësie qofshin (të mëdha, të mesme, të vogla, mikro dhe familiare), tema është e detyrueshme dhe prevalente.

Në të njëjtën mënyrë, janë realizuar forume të njëpasnjëshme përreth kësaj fushe, po studjohet nëpër universitete – mbi përgjegjësinë sociale universitare (PSU)- këtu edhe numri i ekspertëve në këtë fushë sapo vjen edhe po shtohet, për të përmendur vetëm disa nga treguesit e shumtë që shfaqin qartë se si është shndëruar kjo temë nga një problem i mbyllur i një grupi të zgjedhur njerëzish dhe së fundmi konvertuar në diçka me karakter më popullor.

Sa popullaritet ka realisht kjo prirje?

Po fillon të bëhet vërtet popullore.  Që nga ky moment ka marë një vëmendje në mediat e komunikimit, revistat, atje ku shpalosen tema me karakter të përgjithshëm që i interesojnë një pjese të madhe të publikut, po trasmetojnë gjithashtu edhe ato detaje që kanë lidhje me PSN, përfshi këtu fushatat e brëndshme apo edhe nëpër institucione, në ushtrimin e përgjegjësisë sociale të tyre, që është një mënyrë tjetër për ta konfirmuar.

Përse është e nevojshme për sipërmarrësit të kenë të qartë rëndësinë e zhvillimit të Programeve të Përgjegjësisë Sociale?

Së pari, sepse programet e PSN implikojnë një ndryshim të rrënjësishëm në sektorin sipërmarrës, duke filluar nga vetë drejtuesit e kompanive.  Po shpjegohëm: Kohë përpara mendohej se funksioni kryesor i ndërmarrjeve ishte të gjeneronte shërbime, fitime dhe pasuri, këto të kuptuara gjithmonë në fushën ekonomike, në termat monetare dhe të parasë.  Dhe sigurisht, kjo është baza, themelorja, ndërmjet të tjerash sepse duhen për zhvillimin, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Sot, në këmbim, shihet dobishmëria e ndërmarrjeve për të kërkuar jo vetëm të mira ekonomike por edhe të mira sociale, duke favorizuar kështu jo vetëm pronarët respektivë ose aksionerët por edhe grupet e ndryshme të interesit (për shëmbull punonjësit, komuniteti që i rrethon dhë shërbimet e treta, etj.) me të gjithë këta një ndërmjarrje duhet të jetë e përgjegjshme në aspektin social.

Kemi të bëjmë, si rrjedhojë, me një koncept shumë më të gjërë sesa ndërmarrja, me përgjegjesinë e sipërmarrësve dhe më përgjegjësinë që kanë sejcili prej këtyre grupeve, me fjalë të tjera, përgjegjësia sociale e punonjësve, stafet e shërbimeve mbështetëse, nëpër universitete dhe në zyrat shtetërore.

Por ka nga ata që konsiderojnë përgjegjësinë sociale si një e drejtë ekskluzive të ndërmarrjeve të mëdha, ku janë edhe më të përhapura këto programe të PSN.

Kjo është e vërtetë, duke u detyruar në një mënyrë të caktuar për të adoptuar këto programe sepse përgjegjësia sociale përfshin gjithashtu aspektet ambientaliste që janë të një rëndësie të veçantë aktualisht.  Ndërmarrjet e mëdha duhet, natyrisht, të jenë shumë strikte në këto aspekte dhe të garantojnë standarte të larta për mbrojtjen e ambientit, ç’ka kërkohet gjithmonë e më shumë nga tregjet ndërkombëtare sipas normave të brëndëshme, të çdo vendi, por edhe legjislacioni me karakter global.  Nuk është diçka e veçantë, atëhere, që keto kompani të jenë shumë të zotuara me politikat e PSN.

Gjykoni se PSN nuk duhet të jetë vetëm e pranishme në ndërmarrjet e mëdha, por edhe tek ato të mesme, të vogla dhe familjare. Përse?

Më lejo të insistoj që PSN është e aplikueshme tek të gjitha ndërmarrjet me dimensione të ndryshme, përfshi ato me madhësi të vogël dhe për organizata të tjera sociale, larg të besuarit se PSN është ekskluzive e ndërmarrjeve të mëdha private, publike apo hibride.  Çdo organizatë mund të aplikojë këtë model për të qenë, mbi të gjitha, e përgjegjëshme në sensin social të fjalës.  Të njëjtën gjë mund të themi për universitetet, mediat e komunikimit dhe familjet.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk mund të qendrojnë larg këtij koncepti.  Edhe pse mund të kenë pa mundësi ekonomike për koston që mund të kenë keto programe, duhet parë më shumë si një investim, jo si një shpenzim, duke patur parasysh benefitet e shumta, përfshi ato ekonomike, që PSN mund të gjeneroj.  Aty kërkohet një proçes i madh edukativ në mënyrë që të ndryshojnë sjelljen dhe të mësojnë se si të zhvillojnë një strategji korporative që u nxjerr vlera ekonomike, sociale dhe mjedisore për ndermarrjen dhe grupet e tyre të interesit.

image

                   (Në foto Universiteti Simon Bolivar në Barranquilla)

Mund të shenjoni të mirat që ju përmendni. Cilat janë ato?

Në çdo ndërmarrje apo organizatë duhet të shikosh grupet respektive të interesit.  Tani, grupi kryesor është ai i punonjësve, të cilët favorizohën me disa programe (banesa, shërbimi shëndetësor, arsimi…) në këtë kornizë të përgjegjësisë sociale.  Përse? Eshtë e natyrshme siç thashë edhe më lart, përgjegjësia e një ndërmarrjeje nuk është vetëm të japë të mira pronarëve të saj, por edhe të ndajë këto të mira materiale, me solidaritet, në grupet e interesit, dhe në radhë të parë, me punonjësit e saj, duke përmirësuar kështu kushtet e jetës.

Çfarë vlere pozitive i sjell ndërmarrjeve e bizneseve kjo mënyrë e re gjykimi?

Janë shumë.  Fillojnë me ndjesinë e të qenurit pjesë e organizatës, rritje e prodhimtarisë dhe konkurueshmëria ose reduktimi substancial në konfliket e punës. Në anën tjetër, vlen të theksohet se nuk flitet vetëm për të mira ekonomike.  Duhet të kujtojmë se në botën e sipërmarrjes të ditëve tona eksiztojnë të ashtuquajturat vlerat e pa prekshme, vlera të cilat e tejkalojnë në shumë raste vlerën ekonomike të një kompanie. Dhe kur një ndërmarrje është e përgjegjshme në aspektin social, ambiental, përmirësohet reputacioni i saj, imazhi, marka dhe prestigji, duke prodhuar një preferencë të lartë të konsumatorit për prodhimet e saj, që përkthehet pastaj në më shumë shitje dhe konsolidimi i mëtejshëm financiar i saj. Ka shumë kërkime shkencore që vërtetojnë pikerisht këtë gjë.

Ju keni një kohë të gjatë që bëni pjesë ne sektorin universitar, së pari në SHKU dhe tani në Universitetin Simon Bolivar të Barrankilia-s, për t’i dhënë një shtysë planeve të përgjegjësise sociale.  Çfarë mund të thuash në lidhje me ketë fushë?

Po, në SHKU isha në drejtim të planit për përgjegjësi sociale, që bënë pjesë në planin strategjik institucional, dhe ka shumë pak kohë qe mora të njejtat funksione në USB atje ku kemi zhvilluar projekte specifike si observatori për përgjegjesi sociale dhe koleksioni PSN-PSU me libra të specializuar mbi këtë temë.  Nuk do të lodhem kurrë duke thënë se Universitetet, ashtu si mjetet e komunikimit, kanë nje pergjegjesi sociale të madhe, ndoshta më shumë se sektorët e tjerë qe kanë një impakt më të vogël në jetën kolektive.

Nga Peter Tase, Wisconsin, SHBA

Next Post

Policia sqaron ku "humbën" 100 mijë eurot e viktimës së aksidentuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In