• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Policia sqaron ku “humbën” 100 mijë eurot e viktimës së aksidentuar

by
02/08/2015 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të ngritura nga familja e 32-vjeçares së aksidentuar për vdekje Bujana Bushi. Në akuzën e saj, familja e 32 vjeçares nga fshati Llakatund i Vlorës akuzonte policinë rrugore për fshehjen e aksidentit ku humbi jetën e afërmja e tyre si dhe zhdukjen e 100 mijë eurove që viktima kishte me vete.

Siç raporton policia, bëhet e ditur se enjten e 30 Korrikut është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatmir Bekshiu, 65 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, si edhe i shtetasit Kosta Taci, 51 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Vlorë.

Arrestimi u krye pasi në këtë datë, shtetasi Kosta Taci duke qarkulluar me mjetin e tij tip Benz me targë AA 837 GH në aksin Kavajë – Rrogozhinë, pas ndërprerjes së rrugës nga motorri me targë AF107, të drejtuar nga shtetasi Famir Bekshiu, u përplas  me një mjet tjetër që po udhëtonte në sensin e kundërt të rrugës.

“Shkak paraprak dyshohet se u bë ndërprerja e rrugës nga dalja e gabuar e motorrit në rrugën kryesore, çka solli devijimin e mjetit. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja Bujana Bushi, 33 vjeç, banuese në Vlorë, si dhe u dëmtuan lehtë shtetaset e mitura S. C, A. C dhe F. C, fëmijët e drejtuesit të mjetit tjetër që u përfshi në aksident.” thekson policia

Sa i përket sendeve personale, si dhe shumës së parave, autoritetet e rendit nënvizojnë:

“Në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i shtetasit Kosta Taci, të cilit nga shërbimet policore iu kërkuar të vinte në dispozicion dokumentat e makinës, pasi drejtuesi i mjetit u shoqërua për ndihmë mjekësore.  Gjithashtu atij iu dorëzuan edhe sendet personale që gjendeshin në makinë, nga shërbimi policor.

Shtetasi A.A, vëllai i drejtuesit të mjetit mori me vete edhe çantën e viktimës. Më pas kjo çantë me proces-verbal iu dorëzua Prokurorit të çështjes. Gjatë kqyrjes së viktimës nga ekspertët kriminalistë, nuk janë gjetur dhe sekuestruar sende personale.

Policia mori kontakt me të afërmit e viktimës dhe sqaroi gjithashtu rrethanat e ngjarjes. Përsa i përket çantës me sendet e tjera të viktimës, familjarët janë informuar se mund t’i marin vetëm pas urdhërit të kthimit sendeve të sekuestruara të Prokurorisë.”

Next Post

Moda e re: “Plazhi në mal”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com