Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur për herë të parë pas zgjedhjes në këtë post. Kraja ka deklaruar se të gjithë ata persona që shkelin ligjin pavarësisht se kush janë duhet të tremben. I pyetur nga gazetarët për ‘ashpërsinë’ në këtë detyrë Kraja është shprehur se do të jetë i ashpër por brenda ligjit.
Ndër të tjera Kraja është shprehur se shqipatrë duhet të kenë besim tek i gjithë grupi i SPAK pasi do të punojnë drejt. Kraja nuk ka lënë pa përmendur edhe bashkëpunimin me nderkombëtarët ku ka thënë se do të përpiqen të ndryshojnë edhe opinionet negative,
“Besoj se do të e çojmë bashkë me të gjithë të tjerët atë që kemi nisur. Padiskutim si të gjithë të tjerët. Dosjet ata që janë do të zgjidhen të gjitha me rradhë. Ka qenë një nga prioritete tona që kemi vendosur për të rakorduar dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtar për të rvlerësuar opininon negativ për punën tonë. Sot shqiptarët duhet të bësojnë se të gjithë ne si grup do të punojmë. I ashpër brenda ligjit kush shkel ligjin duhet të trembet.” tha Kraja.
g.kosovari