• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Flet parukieri shqiptar: Ju tregoj për darkën time me Irina Shayk

by
28/07/2015 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një rrëfim i veçantë vjen në numrin e radhës të “Summer Pages” direkt nga bota e më të famshmëve të planetit. Kësaj here ura jonë lidhëse me ta u bë Ludovik Tunaj, parukieri shqiptar shumë i suksesshëm jashtë vendit. Atë e njohin të gjithë si Ludo Lee, dhe femrat më të bukura të showbiz-it botëror besojnë verbërisht në duart e tij.

Ka lindur në Sallagrazhdë të Kosovës e prej moshës 5- vjeçare është larguar drejt Zvicrës ku jeton dhe sot dhe ka ndërtuar një karrierë të shkëlqyer. Ajo që na bëri përshtypje është se Ludo, flet me shumë krenari për origjinën e tij, ka një shqipe të mirë dhe e dashuron vendlindjen. Prej stiluesit të talentuar të flokëve mësuam edhe detajet e darkës së tij me bukuroshen Irina Shayk, lajm i cili bëri bujë të madhe vetëm pak ditë më parë. Lexoni çfarë i ka thënë ajo…

Ludo na trego pak për veten tënde, ku ke lindur e je rritur?
Unë kam lindur në Kosovë, më saktë në Sallagrazhdë. Jam rritur në Zvicër dhe prej 24 vitesh jetoj në këtë shtet.

Si ndodhi që u largove jashtë Shqipërisë, sa vjeç ke qenë?

Kam qenë shumë i vogël kur jam larguar nga Kosova, vetëm pesë vjeç. Babai ishte atje dhe na mori të gjithë si familje në Zvicër.

Me çfarë je marrë fillimisht atje?
Që në fillimet e mia e deri tani jam marrë me stilim flokësh derisa e përfundova edhe shkollën.

Ku dhe me kë jeton aktualisht?
Unë jetoj në aeroplan momentalisht (qesh). Normalisht banoj në Zyrih të Zvicrës.

Si arrite të bëhesh i rëndësishëm në fushën tënde në një vend të huaj? Kush të ka ndihmuar?
Vetvetja më ka ndihmuar. Shiko, një lloj ndihme normal që më ka dhënë hoteli i njohur në St.Moritz se më kanë dhënë shansin të punoj me njerëzit e famshëm që shkojnë atje për të pushuar. Pastaj kam lidhur kontaktet me emrat më të rëndësishëm të showbiz-it. Ama deri këtu ku jam sot e kam arritur me shumë punë, me punë cilësore. Duhet guxuar, duhet rrezikuar për të arritur atë që do. Guximi është më kryesorja. Po nuk rrezikove nuk fiton.

Si reagojnë VIP-at e huaj kur u thua se je shqiptar?
Sa e njohin ata vendin tonë? E kam shprehur gjithmonë që unë e ndjej veten shumë të lumtur kur u them se jam shqiptar. Për hir të së vërtetës personazhet e famshëm, VIP-at me të cilët unë kam kontakt, njohin më shumë Albanian (Shqipërinë) se Kosovën.

Cili është personazhi më i famshëm që të ka rënë në dorë?
Kam stiluar njëherë flokët e Madonna-s. Kjo ka ndodhur në vitin 2011 në Gstaad të Zvicrës. Në atë kohë unë kam qenë në fillimet e karrierës sime dhe mbaj mend çdo detaj.

Ka ndonjë personazh që dëshiron shumë t’ia stilosh flokët, por s’ke mundur?
Dua shumë të punoj me modelen Naomi Campbell sepse nuk i ka flokët e veta e gjithmonë e shoh si problem këtë.

Sa i njeh VIP-at shqiptarë? A të pëlqen ndonjëri në veçanti?
Unë dëgjoj gjatë gjithë kohës vetëm muzikë shqip. Dëgjoj vazhdimisht grupin “Elita 5”, Dafina Zeqirin, Elvana Gjatën. Më pëlqejnë si artistë sepse asnjërin prej tyre nuk njoh personalisht. Kam njohur nga afër familjen e këngëtares Rita Ora, e cila gjithashtu më pëlqen shumë. Jam takuar me ta në Cannes Hatel du cap, në Festivalin e Filmit. Ishte një familje normale dhe shumë modeste. Siç e thashë, Rita më pëlqen shumë si këngëtare dhe e vlerësoj tej mase arritjen që ajo ka bërë jo vetëm në muzikë, por edhe në showbiz.

Next Post

Foto/ Marina, vajza seksi e Eli Farës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In