• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet nga qelia Arbër Çekaj: Politika bëri “SHOW” me mua, Donald Lu-në e keqinformuan me dashje

by A R
19/11/2019 16:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë përpara pretencës së prokurorisë, biznesmeni Arbër Çekaj, i konsideruar nga ish-ambasadori amerikan Donald Lu, si peshku i madh i kokainës, vendos të rrëfehet. Në një intervistë për News24 i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane që u zbulua ne magazinat e kompanisë së tij Arbri Garden në Maminas, shënjestron prokurorinë për Krime të Rënda.

Ai shprehet se policia dhe prokuroria urdhëruan ndërprerjen e operacionit, me qëllim për të fshehur trafikantët e vërtetë, që sikurse thotë as që guxon t’i prekë.

“Është totalisht e qëllimtë nga ana e policisë, prokurorisë dhe atij personi i cili dha urdhër që operacioni të ndërpritej në magazinat e kompanisë time. Nëse operacioni do të shkonte deri në fund, patjetër që do të ishte kapur grupi kriminal e jo unë. Me gjeni një vend normal të botës që arrestohet pronari i kompanisë që importon fruta, se në kontenierët që nuk janë fare të tijët, gjendet drogë. I vetmi vend është Shqipëria, edhe në Shqipëri i vetmi pronash frutash në burg jam unë. Pra prokuroria ka luftë personale ndaj meje e familjes time, e kjo vetëm për të mbrojtur grupin e vërtetë kriminal që ata e dinë se kush është, por askush nuk guxon ta prekë”.

Me doza të larta ironie, duke iu referuar operacionit të fundit antidrogë, ku kokaina u zëvendësua me oriz, Arbër Çekaj i konsideron uniformat blu si “policia e orizit”, ndërsa institucionin e akuzës, si “prokuroria e pilafit”, të cilat veprojnë me dy standarte.

Nga qelitë e paraburgimit rrëfen për rrugëtimin e tij në biznes, të cilin thotë se e ka ngritur me shumë mund e përpjekje e fill pas kësaj zgjedh t’i përgjigjet edhe ish-ambasadorit amerikan.

“Duke patur respektin maksimal për Amerikën, si mik i Amerikës që jam (e miku nuk gënjehet), unë nuk kam qenë e as nuk do të jem kurrë, peshk i madh apo i vogël i kokainës. Zotin Lu e kanë keqinformuar me dashje ne lidhje me mua”.

Por a ndihet i rrezikuar Arbër Cekaj, nga kush e për cilat arsye?

“Frika nuk ka qenë asnjëherë bashkëudhëtarja ime në jetë. Sepse nuk kam bërë asgjë për të patur frikë, por në kushtet ku ndodhem, kur shteti ka strukturat e veta, përfshi edhe mediat e varura prej tij, në vend që të më mbrojnë liritë si shtetas shqiptar, më fusin në burg pa asnjë provë për të mbuluar e shpëtuar trafikantët, mundohet të më fusë në konflikt me njerëz që nuk i njoh e s’kam lidhje, mundohet të më mbyllë biznesin e të më sekuestrojë çdo gjë që kam. Në këto kushte çdo njeri normal do të ndihej i frikësuar besoj… Megjithatë me të më të frikësuar janë ata që kanë frikë nga e vërteta, sesa unë nga padrejtësitë”.

Biznesmeni nën akuzë, i përfolur për lidhjet e forta në politikë, ka një përgjigje edhe për këtë.

“Nëse do të kisha miq në politikë nuk do të isha në burg. Me thënë të drejtën kam antipati për politikën, sepse ishte ajo që më futi në burg, për të bërë shoë, betejën politike të radhës, dhe kurbani i radhës isha une”.

Arbër Cekaj akuzohet bashkë me menaxherin e kompanisë së tij, Donaldo Lushaj dhe shiferin e kamionit Armando Pezaku, për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë kolumbiane me vlerë 180 milionë euro. Të enjten prokuroria pritet të shpallë pretencën për të pandehurit.

Next Post
VIDEO që po bën bujë në Serbi, momenti kur spiuni rus i jep para zyrtarit të lartë serb

VIDEO që po bën bujë në Serbi, momenti kur spiuni rus i jep para zyrtarit të lartë serb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

Votimi i Reformës Territoriale, Balla: Kush mendon se do të na ndalë me molotovë e gurë, i ka bërë llogaritë gabim

October 9, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Kur numërojmë bashkitë dhe harrojmë pushtetin

October 9, 2026
Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie, sekuestrohen mbi 100 mijë euro në valuta të ndryshme

October 9, 2026
Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

Reshjet e shiut shkaktojnë rënie gurësh në aksin Burrel–Skuraj, rrezik për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Në fakt, duhet të kemi 36 bashki…

October 9, 2026
Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com