• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Nasip Naço: Ja pse dhashë dorëheqjen

by A R
06/05/2016 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë muaj pas dorëheqjes së bujshme ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço zbulon arsyet e dorëheqjes së tij.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ai deklaroi se nuk kishte bashkëpunim mes institucioneve të larta të shtetit dhe ndodhur në këtë gjendje e kishte të pamundur ushtrimin e detyrës.

I pyetur nga gazetarit Qafoku nëse kryetari i komisonit parlamentar të ligjeve Fatmir Xhafa i kishte vënë në dispozicion draftin për reformën në drejtësi, ndërkohë që të gjitha institucioneve të tjera ua kishte vënë në dispoiziucion Naço tha:

“Mua nuk më kujtohet që Xhafa të me këtë dhënë draftin e reformës në drejtësi dhe nuk më kujtohet gjithashtu që unë t’ia kem dorëzuar këtë draft pasardhësit tim Ylli Manjani kur dorëzova detyrën”.

Ndonëse jo me artikulim të qartë, Naço konfirmon atë që ish-kryeministri Berisha deklaroi për dorëheqjen e tij se Naço ishte mënjanuar nga reforma në drejtësi duke u zëvendësuar me Xhafën, prandaj dha dorëheqjen.

Më 9 nëntor 2015 ministri i drejtësisë Nasip Naço dha dorëheqjen duke i dorëzuar kryeministrit Rama këtë tekst:

“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se reforma në drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimin e drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si ministër i Drejtësisë. Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë”.

Ndërkohë Nasip Naço tashmë as deputet ndryshe nga ministrat Shkëlqim Cani dhe Blendi Klosi që i mbajtën edhe postin e ministrit dhe mandatin e deputetit, bëri edhe një analizë të situatës politike duke thënë se në zgjedhjet e vitit 2017 LSI synon vendin e parë. Ai nuk artikuloi frazën “Ilir Meta kryeministër”, por pyetjes së përsëritur të gazetarit Qafoku nëse i përmbahej sërish asaj që tha në vitin 2013, Naço iu përgjigj: Unë u përmbahem deklaratave të mia./a.m

Next Post

Tirana - Partizani, dhunë verbale nga Refik Halili dhe një grusht Dervishit (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In