• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet Meidani: Qeveria duhet rindërtuar

by Aalison Pearse Stevens
05/08/2016 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Rexhep Meidani mohon të ketë marrë propozim për kryetar i një qeverie teknike, por e sheh të nevojshme një rifreskim të qeverisë, duke lëvizur disa emra dhe duke i dhënë asaj energji të reja.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Meidani mbështet kërkesat e LSI-së për impulse të reja në qeverisje, por jo shkëputje nga koalicioni qeverisës. Ai i sheh të domosdoshme disa ndërhyrje, sepse në sytë e shqiptarëve, sipas tij, qeveria vlerësohet e paaftë, e mefshtë, arrogante, por dhe e korruptuar.

“Ajo që mbetet në këtë vitin e fundit është që të rindërtohet të paktën qeveria, bazuar në vlerësimin transparent e publik, por dhe integritetin e moralin e anëtarëve të kabinetit, përfshirë dhe drejtues të tjerë të rëndësishëm të administratës shtetërore”, shprehet ish-presidenti Meidani.

Duke përshëndetur miratimin e Reformës në Drejtësi, ish-presidenti Meidani shprehet se zbatimi i kësaj reforme duhet të veprojë dhe ndaj atyre individëve që denigrojnë figurat publike me mashtrime dhe akuza të pabaza, të cilët sipas tij janë dhe punonjës të administratës publike, dhe janë shtuar shumë gjatë viteve të kësaj qeverisjeje.

Ai e vlerëson rolin që luajti kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, në arritjen e konsensusit të plotë për miratimin e Reformës në Drejtësi, “në mënyrë të veçantë për të mos lejuar kapjen e mëtejshme politike të Gjyqësorit”. Ishpresidenti e sheh rolin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin sa të rëndësishëm, aq dhe të tepruar.

Sipas tij, ky teprim i ambasadorëve në detyrimin e politikës shqiptare për të miratuar Reformën në Drejtësi nuk është parë as në momentet më të vështira për vendin, as në krizën e piramidave, por as gjatë referendumit të Kushtetutës në 1998. Për ishkreun e shtetit, roli i ambasadorëve për Reformën në Drejtësi i nxori bojën një pjese të politikës pompoze shqiptare në sytë e publikut.

“Propozimi i Metës për qeveri teknike ishte disa ditë para arritjes së konsensusit për miratimin e paketës kushtetuese të lidhur me Reformën në Drejtësi; madje një propozim i tillë tepër energjik dhe në kohën e duhur e luajti rolin e tij për arritjen e atij konsensusi historik në miratimin e asaj pakete të ndryshimeve kushtetuese”, thotë Meidani.

“Ajo ishte dhe kardinale për reformën e projektuar në drejtë- si. Sot, kjo situatë është e kapërcyer me mjaft sukses, pikërisht në sajë të angazhimit të tij të drejtpërdrejtë, duke shmangur blerjen apo rekrutimin e disa deputetëve. Personalisht, shpresoj që procesi i nisur do të vazhdojë normalisht edhe për ligjet shoqëruese të kësaj reforme, natyrisht nëpërmjet jo ngutjes, por tretjes së domosdoshme”, vijon ai.

Next Post

Bergamo, avioni rrëshqet në pistë dhe del në autostradë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

Debati për konsullatën serbe në Shkodër, Hoxha: Asnjë hap pa dakordësi të plotë mes palëve

July 30, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

A do ta kthejë Rama krizën në një mundësi të re politike?

July 30, 2026
Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve

Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve

July 30, 2026
Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

Adoleshenti norvegjez shpallet fajtor për vrasje me pagesë, i lidhur me Iranin

July 30, 2026
Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg

Masa e sigurisë për Veliajn, avokati britanik: Kemi nisur përgatitjet për Strasburg

July 30, 2026
Arrestimi i Veliajt/ “Asnjë nga ne sot s’foli sot kundër Dumanit apo SPAK”, Majko ia thotë në sy Berishës: “Non Gratën” ta vunë konservatorët, jo marksistët! Kontraktori që paguan për fushatë…

Hapja e konsullatës serbe në Shkodër, reagon Majko: Krahasimi me Preshevën është ironi…

July 30, 2026
Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids

Nga loja tek inovacioni: Fondacioni Vodafone me partnerët e tij mbështet Kampin Veror Inno Kids

July 30, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Rrogozhina me Kavajën, Divjaka me Lushnjen… PS propozon hartën e re me 46 bashki: Ja me cilat do të bashkohen 15 qytete

July 30, 2026
Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

Mbeti i bllokuar në malin e Çikës, shpëtohet turisti polak pas ndërhyrjes nga ajri

July 30, 2026
Sherr me pronarët e kopshtit të fëmijës, procedohet 29-vjeçarja në Tiranë

Edukatorja goditi 2-vjeçarin me shuplakë sepse po qante, detaje nga ngjarja në Tiranë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com