• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet kreu i Burgjeve: Fikja e kamerave e paprecedentë, ja pse u shkarkuan drejtorët

by A R
06/06/2017 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha ka reaguar lidhur me masat e marra në Sistemin e Burgjeve pas shkarkimit të drejtorëve të IEVP për përfshirje në fushatë.

“Dëshirojmë të informojmë qytetarët se shkarkimet nga detyra të drejtuesve të IEVP, janë masa në funksion të forcimit të sigurisë në burgje, dhe në asnjë rast nuk rrezikojnë mirëfunksionimin e institucionit. Drejtorët e shkarkuar nga detyra, janë zëvendësuar menjëherë nga persona të deleguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në përputhje me Rregulloren e Burgjeve. Siguria në burgje nuk është e lidhur me emrin e drejtorit, por me zbatimin prej tij të ligjit dhe kryerjen e veprimeve në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më tej, sqarohet se “pas kontrolleve të ushtruara në disa IEVP, në përputhje të plotë me ligjin, Ministri i Drejtësisë ka pranuar propozimin për shkarkimin nga detyra të disa drejtuesve të IEVP-ve. Emërimi dhe shkarkimi i Drejtorit të IEVP është kompetencë ligjore e Ministrit të Drejtësisë dhe nuk mund të jetë kurrësesi i paligjshëm, përsa kohë është bërë në përputhje me nenin 20 të ligjit nr. 8328/1998, si dhe nenin 5 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve. Nga ana tjetër, shkarkimi nga detyra i një Drejtori të IEVP nuk ndodh për herë të parë, dhe për këtë arsye nuk mund të jetë as i paprecedent”.

“E paligjshme dhe e paprecedentë është:  përdorimi i institucionit për qëllime politike;  fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit; shndërrimi i IEVP në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë; dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat; falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion; apo  moszbatimi i urdhrave të eprorit. Është kjo sjellje e paprecedent dhe antiligjore, që cenon sigurinë në burgje dhe detyron Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të marr masa menjëherë sipas kompetencës që i njeh ligji, për të referuar rastin pranë Ministrit të Drejtësisë”, deklaron Hoxha.

Ai shton se secili prej drejtuesve të IEVP-ve të shkarkuara është njohur me detaje me motivet e shkarkimit, për shkak se, për herë të parë në praktikën administrative të Ministrisë së Drejtësisë, urdhrat e shkarkimit nga detyra, janë të shoqëruara me Relacion Shoqërues, ku evidentohen motivet dhe analiza ligjore, se ku mbështetet shkarkimi nga detyra.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon ish-Drejtuesit e IEVP që të ndjekin rrugën ligjore të kundërshtimit të urdhrit të Ministrit, dhe mirëpret deklarimin e tyre se do t’i drejtohen organit të Prokurorisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arjan Hoxha, siguron qytetarët se është i vendosur të garantojë sigurinë në burgje, si dhe shpreh vendosmërinë se nuk do të lejojë në asnjë rast që IEVP të shndërrohen në institucione të partive politike apo favoreve për subjekte zgjedhore të caktuara. Hoxha garanton se do të trajtojë me prioritet çdo informacion në këtë drejtim dhe do t’ia referoi rastin menjëherë Ministrit të Drejtësisë./b.d

Next Post
“Premtimet që mbajti qeveria”. Bojaxhi shpërndan broshura boshe

"Premtimet që mbajti qeveria". Bojaxhi shpërndan broshura boshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve

September 14, 2026
Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

Lagarde: Europa të zhvillojë IA-në e saj, varësia nga SHBA dhe Kina kërcënon ekonominë

September 14, 2026
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK, Koloneli Goxhaj: Shqipëria, protektorat i Speciales! Çfarë është kjo urgjencë për ekstradimin?

Dilaver Goxhaj: Gjykata Speciale është bërë që Kosova t’i kthehet Serbisë

September 14, 2026
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

E kam “inat” ditën e parë të shkollës!

September 14, 2026
Rrogat e magjistratëve do rriten 8500 lekë, Komisioni i Ekonomisë miraton në parim draftin e PS! Ja si u votua, gjyqtarë e prokurorë kërkojnë 9-fish më shumë

Ulliri, zjarret dhe përmbytjet ‘ndezin’ debate në Kuvend, deputetët kërkojnë bilancin e dëmeve dhe laboratorë për eksportet në BE!

September 14, 2026
Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com