• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet ish-kreu i SHISH: Familje mafioze?! Politika të bashkohet dhe të mbështesë policinë

by A R
05/10/2017 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi komentoi deklaratat e forta që bëri pak ditë më parë ambasadori Donld Lu për mosarrestimin e peshqve të mëdhenj dhe për faktin se në Shqipëri ka 4 klane që sundojnë vendin, shkruan “BalkanWeb”.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Pa Ekspozituarit’ në “News24” Klsoi kritikoi deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve për klanet, ndërsa e cilësoi atë të parakohshme dhe të avancuar.

Zoti Klosi si i komentoni deklaratën e zoti Lu?
Mendova që ambasadori është shumë i shqetësuar për faktin që mesa duket reforma në sistemin e drejtësisë, ajo që shpesh e quajmë vettingu, s’do ecën me ritmin që ai ka planifikuar. Ai është fakt që ai personalisht ka investuar shumë në këtë reformë. Të gjithë e mbajnë mend atë seancë të Kuvendit ku të 140 deputetët aprovuan ndryshimet kushtetues ku u pa dhe u duk e qartë që kjo seancë u iniciua nga ndërkombëtarët. Ndaj është e qartë se pse nuk është plotësuar ai ritëm i reformës.

Po në lidhje me deklaratën për ‘klanet’? Ju keni parë gjë ?
Nuk kam dëgjuar sa janë. Skam bërë llogaritje. Numri i klaneve përcaktohet duke dhënë një përkufizim për ta. Se ka opinione të ndryshme për ta. Nëse flasim për familje italo-amerikane, që e trashëgojnë këtë aktivitet, këtu nuk janë krijuar këto gjëra. Termi familje mu duk i shtyrë, i rëndë, i parakohshëm. Nuk është krimi në Shqipëri i tillë, por s’do të thotë se janë krijuar familje, apo klane të mëdhenj. Mu duk e avancuar deklarata e ambasadorit. Janë familje po të dojë shteti, dhe jo si Amerika. Nëse politika është e pritur për të mbyllur këtë gjë, nuk duhet shumë kohë dhe siklet për ta mbyllur. Gjithë politika duhet të mbështes policinë. Policia është ajo që përplaset. Në polici ka dhe elemente të inkriminuar, por është gabim të thuhet se është e inkriminuar e gjitha.

A kishin lidhje bandat në kohën tuaj me politikën?
Në kohën time bandat nuk ishin të kësaj natyre. Kam ardhur në 97 që kishte banda, emra të njohur në Vlorë, ndonjë gjë në Elbasan. Ata shumë shpejt u futën nëpër burgje. Ato kishin shok në politikë, mbështeteshin nga politika. Unë nuk jam në gjendje, ju dini më shumë se unë. Ju jeni më të ditur se unë, unë jam një qytetar. Kam 15 vite që kam ikur nga SHISH.

Si zgjidhet ky problem?
Pasi të mbaroj procesi i vettingut, një sistem i ri gjyqësor dhe një motivim i ri i policisë, në Shqipëri e zgjidh kollaj. E mbani mend se sa kollaj u eliminuan bandat në 97? Shqipëria është një vend i vogël ku duhet vetëm motivimi, vullneti politik për ta bërë këtë. Bashkimi i të gjitha forcave, dhe jo opozita të dalë e të shajë policinë, por të shajë politikën. /b.d

Next Post
Agolli: Duhet të luajmë me shumë besim

Agolli: Duhet të luajmë me shumë besim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com