• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet ‘heroi’ De Biazi: Do qëndroj me kuqezinjtë edhe në Botërorin 2018

by A R
23/06/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhani De Biazi do të vazhdojë të jetë në drejtimin e kombëtares shqiptare edhe për eliminatoret e Botërorit 2018. Ka qenë vetë tekniku i kuqezinjve që e ka konfirmuar një gjë të tillë për “SuperSport”.

De Biazi a do të vazhdoni të jeni pjesë e rrugëtimit të kombëtares shqiptare?

Kam një kontratë me Federatën deri në 2107, ndaj mendoj se në kualifikueset e Botërorit tjetër do të jem trajneri i Shqipërisë, përveçse në rast se presidenti e mendon ndryshe.

Meritoni duartrokitje për atë që keni dhënë në turne…

Më shumë i meritojnë djemtë që kanë çuditur të gjithë në këtë turne dhe mendoj se gjëja më e bukur është se skuadra del me kokën lart nga një turne i rëndësishëm. Ka keqardhje nga të gjithë që nuk mundëm të vazhdonim. Bëmë aq shumë tifo për të tjerët që të vinin rezultatet që na nevojiteshin, por nuk ndodhi kështu. Largohemi gjithsesi me kokën lart dhe me bindjen se kemi dhënë gjithçka. Fakti që ne kemi luajtur të dielën ishte një aspekt negativ, pasi të tjerët mundën të përshtatnin rezultatet që kishin dalë nga fusha dhe kush luajti sot apo dje, kishte avantazhe në krahasim me ne.

Lorik Cana ka vendosur të largohet nga Kombëtarja dhe në këto momente kujtohet momenti kur i komunikuat që nuk do të luante ndaj Rumanisë…

Loriku në këtë Europian na ka dhënë një shembull të rëndësishëm që nëse do të jesh një njeri për skuadrën, duhet të jesh një person bujar që di të vërë interesat e skuadrës para interesave personal. Unë e di se sa dëshirë kishte ai që të luante ndeshjen e fundit kundër Rumanisë, pas skualifikimit në ndeshjen që për të do të thoshte shumë, kundër Francës. Ai ishte shumë pozitiv, gjithmonë aty për t’i dhënë një dorë shokëve. Dhe kur në mëngjesin e ndeshjes kundër Rumanisë i komunikova që nuk do të kishte luajtur, mendoj se ai ishte një reagim prej një personi të madh aq sa pastaj munda t’ia referoja grupit në mbledhje para ndeshjes. Mendoj se ishte një leksion shumë i rëndësishëm që ua la djemve më të rinj se ai, që kanë bërë më pak se ai, por që kanë më shumë pretendime.

A keni ndonjë peng nga kjo paraqitje?

Nuk kam peng, vetëm që nuk morëm rezultate që mund t’i bënim si ndaj Zvicrës, ashtu edhe ndaj Francës, nëse do të kishim pasur pak më shumë cinizëm në momente të caktuara të ndeshjes. Jemi ndoshta shumë jo ekspertë, në fushë duhet të jemi më të aftë të lexojmë disa momente të ndeshjes në të cilat mund të ngadalësosh lojën, në të cilat mund të kërkosh një faull, të mundohesh të fitosh kohë, këto aspekte që bëjnë pjesë te zgjuarsitë e dinakëritë e një lojtari ekspert. Ne kemi një skuadër relativisht të re dhe qartësisht që në këto nivele konkurrimi është shumë i lartë, ka skuadra të një niveli të lartë dhe lojtarë të mësuar të luajnë në kompeticione të nivelit të lartë.

E mendonit një paraqitje të tillë në Francë?

Në vigjilje të turneut nuk e mendoja këtë paraqitje. E dija që Franca luante në shtëpi dhe ishte e vështirë të siguronim rezultat ndaj tyre, edhe pse në të vërtetë në fushë do ta kishim merituar. Zvicra ka më shumë cilësi se ne në këto momente, edhe pse në 10 kundër 11 nuk e tregoi. Rumania është një skuadër në rritje që ndaj nesh ndeshi në vështirësi, mendoj se kemi pikët që meritonim. Por një pikë mes Zvicrës dhe Francës do të na kishte mundësuar të shkonim para dhe mendoj se do ta kishim merituar, pasi siç thashë në fillim, skuadra në nivel paraqitjeje ka qenë shumë mirë. Nuk kemi bërë asnjëherë tre paraqitje kaq të mira si skuadër edhe në kualifikueset për të ardhur këtu.

Tani puna vazhdon në shtator. Cilat janë mundësitë e Shqipërisë në eliminatore?

Unë mendoj se nëse ne vëmë veten në të njëjtin nivel si Spanja e Italia, e nisim me këmbën e gabuar. Mendoj se ato kanë vlera teknike më të mëdha, kanë një histori kombëtaresh shumë më të rëndësishme se e Shqipërisë. E dimë që ndoshta jemi skuadra e tretë në grupin kualifikues, shpresojmë të jemi të tretët nga pikëpamja cilësore. Pastaj diferencën e bën se si në fushë do të arrijmë të bëjmë ndeshjet, nëse kujtohemi se çfarë na mundësoi të vijmë deri në këto nivele. Unë mendoj se ishte kohezioni i grupit, dëshira për të çuditur dhe dëshira për të menduar se nuk kemi arritur, por se jemi ende në stacionin e parë të rrugëtimit tonë.

Skuadra ka vështirësi në fazën ofensive. A po punohet në këtë aspekt me të dhe për të ndryshuar skemë loje?

Mund të luaj edhe me 3-4 sulmues, siç bëmë kundër Ukrainës dhe pastaj pësojmë 3 gola. Luajmë me atë që hedhim në fushë dhe mendoj se skuadrat jetojnë mbi ekuilibra të hollë që duhen marrë shumë në konsideratë. Mua do të më pëlqente të luaja me tre sulmues të mirëfilltë, por do të na duhej të luanim me tre mesfushorë të një tipi të veçantë, katër mbrojtës të një tipi. Do të studiojmë sisteme të reja loje gjatë kësaj periudhe, shpresojmë që të kemi kohën për t’i përgatitur. Por mendoj se duhet të nisemi nga siguritë që kemi marrë nga ky edicon, edhe pse ne e kemi mendjen shumë dinamike dhe mendojmë gjithmonë si të përmirësojmë situatën.

Next Post

Sillte fishekë nga Greqia, arrestohet 43-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In