• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Flet babai i rusit të arrestuar për spiunazh: Biseda e fundit që kisha me djalin

by A R
07/09/2022 08:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mikhail Zorin është njëri prej rusëve të arrestuar në Shqipëri që u kapën në uzinën ushtarake të Gramshit dhe dyshohet si pjesë e spiunazhit rus.

Por babai i tij, Yuri Zorin, mohon kategorikisht akuzat që djali të jetë pjesë e agjencive ruse të spiunazhit.

Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Yuri Zorin ka treguar edhe kontaktin e fundit që ka patur me djalin përpara se Mikhaili të arrestohej.

Ndër të tjera ai thotë se i biri u nis për pushime në Ballkan pasi përfundoi studimet.

Cili është profesioni i djalit tuaj?

Yuri Zorin: Djali im, Mikhail Zorin është diplomuar vitin e kaluar në Universitetin e Kimisë Teknologjike në Moskë. Ai ka një bachelor për materialet kimike dhe teknologjike. Më pas Mikhail vendosi të vazhdonte studimet e tij në Europë. Ai zgjodhi Pragën ku studio gjuhën çeke për një vit. Në Qershor të këtij viti ai hyri në Shkollën e Kimisë Teknologjike në Pragë për studimet master.

 A e dinit që djali juaj po udhëtonte në Shqipëri? Cila ishte arsyeja e këtij udhëtimi?

Yuri Zorin:  Në Korrik Mikhail nisi pushimet dhe vendosi të ndërmerrte një udhëtim në vendet e Ballkanit. Mikhailit i pëlqen turizmi i paorganizuar, pra të udhëtojë vetëm. Ai ka zakonisht një biçikletë, një çantë shpine dhe një çadër kampingu. Mikhail është i apasionuar pas eksplorimeve urbane, (Urbex më shkurt). Kjo ka të bëjë me një lloj studimi të objekteve industriale, të harruara dhe të ndaluara për pjesën tjetër të shoqërisë. Zakonisht ato janë fabrika të braktisura, miniera, bunkerë, etj. Ai ka një blog në rrjetet sociale dhe i publikon atje fotot e tij. Me sa kam dijeni edhe miqtë e tij i përkasin këtij komuniteti kërkuesish. Shqipëria e tërhoqi Mikhailin për faktin se në territorin e saj ka shumë objekte, veçanërisht bunkerë të braktisur që janë ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë.

A kishit dijeni nëse në këtë udhëtim ai do të ishte vetëm apo i shoqëruar?

Yuri Zorin: Deri në 17 gusht ai udhëtoi i vetëm dhe më pas takoi miqtë e tij, Svetlana dhe Fyodor. Ata vijuan udhëtimin drejt Greqisë së bashku, me makinë.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, a patët komunikim me djalin tuaj? Dhe nëse po, çfarë ju tha për qëndrimin këtu?

Yuri Zorin: Ne kemi një lidhje të fortë në familje dhe që të katërt (gruaja ime, unë, djali më i vogël dhe Mikhail) komunikojmë rregullisht në Telegram përmes messengerit. Ai na solli një foto- reportazh të mirë mbi qëndrimin e tij në Shqipëri. Veçanërisht kishte foto piktoreske të brigjeve pranë Vlorës, foto të rrugëve në Shqipëri, disa fshatra dhe sigurisht bunkerë të braktisur. Gjatë komunikimit na foli me entuziazëm për njerëzit e mirë që takoi atje, të gatshëm gjithmonë për të ndihmuar nëse ishte nevoja dhe për ushqimin e mirë që servirej në fshatrat shqiptare.

Por çfarë mund të na thoni për faktin që ndaj tij këtu në Shqipëri ka një akuzë për aktivitet në shërbime inteligjente sekrete? A dini diçka rreth këtij fakti?

Yuri Zorin: Në mënyrë kategorike mohoj çdo insinuatë që im bir të jetë rekrutuar nga ndonjë shërbim special rus apo nga ndonjë shërbim i ndonjë vendi tjetër. Ai nuk mund të ketë asnjë interes për to, sepse është ende një student dhe nuk është pjesë e ndonjë shërbimi sekret. Ai është një djalë i ri me pikëpamje pasifiste që është ende duke e ndërtuar jetën dhe duke u përpjekur të marri një shkollim të mirë. Më vjen shumë keq që ushtarakët Albi Bici dhe Adrian Xhaka u plagosën gjatë incidentit në uzinën e Gramshit. Do doja t’ju kërkoja ndjesë të sinqertë për veprimin e tim biri dhe t’ju uroj më të mirën.

A keni patur komunikim me djalin tuaj pas 21 gushtit?

Yuri Zorin: Mesazhin e fundit nga Mikhail e morëm më 20 gusht rreth orës 2 pasdite. Ai na dërgoi foto ku na thoshte se binte shi dhe ai me miqtë e tij po qëndronin në makinë. Pas kësaj, komunikimi me Mikhail u ndërpre. Javën e shkuar unë isha në Tiranë dhe takova avokatin, zotin  Isuf Shehu që ka marr në mbrojtje djalin tim. Shpresova se do të më lejonin ta takoja djalin, por kjo nuk ndodhi.

A planifikoni të jeni në Tiranë për procesin gjyqësor të djalit tuaj?

Yuri Zorin: Sigurisht unë do të përpiqem të vij në Shqipëri për procesin gjyqësor, sepse e gjithë familja është e shqetësuar për Mikhail. Por gjithçka do të jetë në varësi të shumë çështjeve teknike, si viza, etj. Në çdo rast, unë besoj tek ligji dhe e drejta dhe tek fakti se autoritetet kompetente do të ndjekin çështje dhe akuzat qesharake për spiunazh do të bien.

/a.r

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi i Paolo Fox, e mërkurë 7 shtator 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Llakaj rikthehet në “Portokalli”: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

Agron Llakaj rikthehet në Portokalli: Kostandina e dëshironte këtë hap, ndërsa për Salsano Rrapin thotë se ndjeu heshtje

October 3, 2026
Është më shumë se e rrënuar”, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

Është më shumë se e rrënuar, Ema Andrea flet për gjendjen e Monika Lubonjës pas publikimit të videove intime: Duhet të jemi të kujdesshëm

October 3, 2026
Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com