• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Flet babai i Rudolf Nikollës: Djali më qëlloi me thikë, u hodha nga ballkoni për t’i shpëtuar

by A R
21/04/2021 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nikoll Nikollaj është baba i gjashtë fëmijëve, një prej të cilëve është Rudolfi 34 vjeçar. Ai tregon se djali prej kohësh ankohek se po e ndiqnin disa njerëz, por për të atin kjo ishte një sajesë në kokën e të birit.

Babai shton se i biri nuk ndalej në bindjen e tij, por për më tepër avancoi duke akuzuar familjen se po i bënin puç.

Një ditë të shtatorit 2020, tregon babai, duke përsëritur teorinë e puçit, Rudolfi iu sul me thikë në dorë që ta godiste. Madje arriti ta lëndojë në krah.

Duke parë se ç’e priste, babai u detyrua të hidhet nga ballkoni i katit të dytë të shtëpisë ku jetonin. Më pas kishte frikë të kthehej në shtëpi dhe atë natë fjeti në një hotel.

Të nesërmen mori takim me një punonjës policie dhe që të dy shkuan në banesë dhe morën Rudolfin me një autoambulancë duke e shtruar tek spitali Psikiatrik nr. 5.

Rudolfi qëndroi një muaj në spital dhe kur doli merrte ilaçe, por disa ditë më vonë babai e kuptoi se ai nuk po i pinte më.

Kjo shkaktoi nisjen e problemeve dhe Rudolfi e gjente zgjidhjen te dhuna me thikë. Një ditë ai sulmoi me thikë një shokun e tij, M.L. duke e plagosur.

Më tej, kreu dhe një tjetër plagosje me thikë, atë të shtetasit R.K., në terminalin e autobusëve.

Rudolfi u rishtrua në spital dhe para dy javësh doli që andej. Sërish e njëjta histori, ilaçe që nuk piheshin më dhe me pasojë daljen nga kontrolli derisa dje, kreu sulmin masiv te xhamia Dine Hoxha në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Tani, mbi 34 vjeçarin Rudolf Nikollaj rëndon akuza e veprave me qëllime terroriste. I dyshuari ka pranuar krimin e ndodhur te xhamia, duke thënë se kishte kryer krimin pasi kishte krijuar bindjen se disa njerëz që sipas tij ishin besimtarë myslimanë, e ndiqnin sa herë dilte nga shtëpia.

“Ata më përndjekurit gjithë kohës në shtëpi. Dhe kur dal nga shtëpia më ndjekin nga pas, më shohin por nuk më flasin”, ka thënë i dyshuari.

Më tej 34 vjeçari ka thënë se ai i njeh personat që thotë se e përndjekurit, nuk ua di emrat por po ti shohë mund ti identifikojë.

Next Post
“Washington Post”: Rama kërkon ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit

"Washington Post": Rama kërkon ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

Zjarri në fabrikën e armëve, Rumania zbulon rrjetin e sabotazhit të koordinuar nga Rusia

October 27, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Historitë e Çmendura të Tiranës, romani im i ri!

October 27, 2026
Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

Shkrirja e akullnajave në Dolomite, ushtria italiane gjen municione të Luftës së Parë Botërore

October 27, 2026
“U rritën turizmi, shërbimet, pagat dhe kursimet”, BB raport me nota pozitive për ekonominë shqiptare

“Turizmi, shtylla kryesore!”- Raporti i Bankës Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.4%, borxhi publik bie nën 50% të PBB-së!

October 27, 2026
Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

Incidenti në bazën ajrore RAF Fairford, prokurorët britanikë: Dy burra akuzohen për ndihmë ndaj Iranit

October 27, 2026
Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

Një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, kunati autor ende në arrati! Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë

October 27, 2026
Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

Trump: Shpërblim 1 milion dollarësh për çdo person që vërteton mashtrimin zgjedhor

October 27, 2026
“Ka nevojë për psikiatër!”/ Salianji tjetër sulm Berishës: I braktisur nga demokratët, e shfrytëzon partinë për para!

“Kambalec i Ramës, mban peng PD-në!”- Salianji akuza të forta Berishës: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? I ngjashmi i tij mori zero mandate!

October 27, 2026
Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

Nga shitës biletash autobusi në arkitekt të fitores së Lulës! Kush është njeriu që mundi të djathtën braziliane me armët e saj?

October 27, 2026
Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

Kush është arkitekti i fitores së Lula-s në zgjedhjet e Brazilit

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In