Një anëtare e ushtrisë amerikane është kthyer në epiqendrën e teorive konspirative pasi akuzohet se solli sëmundjen e koronavirusit në Kinë.
Maatje Benassi nuk ka rezultuar asnjëherë pozitive ndaj koronavirusit dhe nuk ka patur shenja të sëmundjes, por është në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale kineze.
Teksa pretendimet false përhapen me shpejtësi, Maatje thotë se i është kthyer jeta mbrapsht.
Adresa ku jeton me bashkëshortin është publikuar online dhe kanë marrë qindra mesazhe nga personat që i besojnë teorisë konspirative.
Duke folur për CNN, Maatje tha: “Çdo ditë është njësoj sikur zgjohesh nga një ëndërr e keqe dhe shkon drejt një makthi”.
Ndërkohë Maatje dhe bashkëshorti vijojnë punën e tyre. Maatje punon për Ushtrinë Amerikane në Virginia ndërsa bashkëshorti Matt punon për Forcat Ajrore në Pentagon.
/a.r