• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein thirrje Berishës: Lëri përrallat sorosiane, kthehuni në punë

by Java News
22/02/2017 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka folur mëngjesin e sotëm pas takimeve zyrtare të tij në Tiranë. Duke u ndalur te gjuha e opozitës, Fleckenstein tha se ka besim dhe respekt për ish-presidentin Sali Berisha, por sipas tij retorika që përdor ai është e njëjtë me atë të klimës në Maqedoni. Ai i ka bërë thirrije ish kryeministrit Berisha që të heqë dorë dhe të mos flasë më për përralla sorosiane. Sipas tij, e njëjta përrallë është dëgjuar edhe në Maqedoni.  

“Reforma në Drejtësi nuk është betejë private e ambasadores Vlahutin apo e ambasadorit Lu. Kam respekt për Berishën. I kërkoj Berishës të mos flasë më përralla sorosiane”, ka deklaruar komisioneri Fleckenstein.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, u shpreh se do të flasë për të vërteta që shumëkujt dhe mund të mos i pëlqejnë.

“Unë kam thënë që ne ndjehemi si miq, dhe miqtë janë miq të vërtetë kur ata thonë të vërtetën, atë të vërtetë që ata ndjejnë dhe kur ajo nuk u pëlqen disave. Dhe në fakt kjo miqësi nuk është miqësi kundrejt individëve, nuk ka të bëjë me një kryeministër apo me një udhëheqës opozite, ndaj më lejoni të jem i drejtpërdrejtë me ju. Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv dhe ndonjëherë ka dhe keqkuptime e nuk kuptohemi me njëri-tjetrin, por kjo nuk është një betejë private, e Donald, Romanes apo e Knut, por ne jemi tërësisht të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet e të gjitha autoriteteve të BE e Amerikës”, theksoi ai.

Në takimet në Tiranë, Flencekestein theksoi se dy ishin temat për të cilat diskutoi, Reforma në Drejtësi dhe Zgjedhjet e Qershorit. Sipas Raportuesit të PE,  nëse reforma dhe zgjedhjet ecin korrekt, atëherë ai do këshillojë PE që të çelë zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Natyrisht që dy gjërat kryesore që kemi diskutuar janë reforma në drejtësi dhe zgjedhjet, për këtë mund të na duhet më shumë kohë. Jam shumë i kënaqur që do raportoj në Parlamentin Europian atë që ne e quajmë raporti për Shqipërinë. Madje në rast se do të donit fakte e prova sesa shumë do PE që Shqipëria të përmbushë këto kushte, duhet të jeni aty të dëjgoni ato debate. Do të thosha që të gjitha grupet në PE, përvec ekstremit të djathtë kanë folur për këto gjëra dhe nuk kanë fshehur faktin se ka shumë gjëra për të bërë. Madje ne kemi folur dhe i kemi bërë thirrje Këshillit Europian në mënyrë shumë të qartë dhe madje ne i kemi bërë thirrje KE që në rast se zgjedhjet do shkojnë si duhet dhe reforma në drejtësi do vazhdojë si duhet është normale që të çelen negociatat”, u shpreh Fleckenstein.

Fleckenstein tha se nuk dëshiron të komentojë protestën e PD-së që është një çështje e brendshme por u ka kërkuar deputetëve të opozitës të kthehen  në Kuvend.

“Nuk do të ndërhyj dhe as nuk do të bëj komente për protestën, pasi është një çështje e brendshme. Kjo është e drejta e qytetarëve, e opozitës dhe në veçanti që opozita të tregojë se çfarë kërkon.  Por bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë jo mënyra e duhur sidomos përsa i përket zgjedhësve që kanë votuar për deputetët e Kuvendit. Prandaj u kërkoj kolegëve dhe miqve të mi në PD të vazhdojnë atë që mendojnë është e nevojshme, por u kërkoj që të kthehen në punë. Dhe ky nuk është vetëm opinioni i Fleckensterin por dhe i Kukan, eurokomisionerit Hahn, zonjës Mogherini dhe të tjerë”, tha ai.

Sipas raportuesit për Shqipërinë në PE, Vettingu duhet të kthehet në qëllimin e përbashkët për të gjithë në Shqipëri.
“Ne ishim shumë të lumtur që ndryshimet kushtetuese kaluan me 140 vota dhe tani duhet të tregojmë që kjo ka qenë prej vërteti. Të gjithë e dimë që procesi i Vettingut është kyç, jo vetëm për të korruptuarit, por edhe për të treguar se ka njerëz të pa korruptuar.
Biseduam me Vasilin dhe Gjoshën dhe dëgjuam se mund të ketë disa probleme teknike, që mund të duhet një dakordësi mes Shqipërisë dhe BE. Ne kemi edhe një problem tjetër dhe jemi këtu që sëbashku të luftojmë për këto synime përbashkëta
”

ma.me /JAVANEWS

Next Post
Ish-lojtari i Barcelonës bëhet pjesë e Kombëtares Shqiptare

Ish-lojtari i Barcelonës bëhet pjesë e Kombëtares Shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

August 3, 2026
Fundjava, e favorshme për në plazh/ Ja si do të jenë temperaturat për të shtunë dhe të dielë

Java nis me mot të nxehtë, e hëna sjell temperatura të larta në të gjithë vendin

August 3, 2026
“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran

“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran

August 3, 2026
Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

August 3, 2026
“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com