• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fleckenstein takim me Xhafajn: Të hapen negociatat, s’ka më asnjë kusht!

by Java News
05/04/2018 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti dje në mbrëmje Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, i cili shoqërohej nga ambasadorja e delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Ministri Xhafaj pasi falënderoi eurodeputetin për mbështetjen e plotë që ka dhënë për Reformën në Drejtësi dhe për rrugën e integrimit evropian në vazhdimësi, e informoi për prioritetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit si dhe rreth rezultateve të deritanishme të Ministrisë së Brendshme.

Ai e njohu z.Fleckenstein në mënyrë të hollësishme me arritjet në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”; procesin e Vetting-ut në Polici, që nis zbatimin këto ditë; projektin e Policimit në Komunitet, si dhe ritheksoi rezultatet e arritura në çështjen e azil-kërkimit, ku brenda pak muajsh, numri i kërkesave ra në mënyrë të ndjeshme.

Raportuesi për Shqipërinë në PE konfirmoi dhe vlerësoi maksimalisht arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit. Fleckenstein theksoi se vizita është e shkurtër, por është shumë i kënaqur që u njoh me rezultatet konkrete dhe pozitive, arritur në kaq pak kohë. Ai u shpreh se reformat e ndërmarra dhe trendi pozitiv në zbatimin e tyre, janë të konfirmuara e të vlerësuara edhe nga përfaqësuesit e vendeve të BE-së në Bruksel dhe këtu në Tiranë, nga takimet që ka pasur me ta gjatë kësaj vizite.

Gjithashtu, ai u shpreh i lumtur mbi deklaratën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, e cila kërkoi qartas hapjen e negociatave të pakushtëzuara me Shqipërinë.

“Nuk ka më asnjë arsye që Shqipërisë t’i vihen kushte për hapjen e negociatave”, u shpreh z.Fleckenstein. Ai siguroi mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian në lidhje me këtë proces, duke rikonfirmuar se për PE-në nuk ka asnjë diskutim të hapur rreth vendimit për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Gjithashtu ai siguroi se roli i Parlamentit Evropian dhe i tij personal, do të jetë konstruktiv deri në marrjen e vendimit.

ma.me

Next Post
Zgjidhjet natyrale kundër alergjive të pranverës

Zgjidhjet natyrale kundër alergjive të pranverës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

October 26, 2026
Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

Plagosi me thikë një adoleshent, kapet pas disa orësh 23-vjeçari

October 26, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

October 26, 2026
Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

Masat kundër dëmeve nga dhuna, ekspertët paralajmërojnë: Pasojat për bizneset mund të zgjasin

October 26, 2026
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat

October 26, 2026
BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

BE miraton planin për të frenuar shitjen e produkteve të paligjshme nga Temu

October 26, 2026
Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

Të prekur nga një sulm kibernetik, kompania japoneze do të kompensojë përdoruesit

October 26, 2026
Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

Sot dita e 14-të e protestës, dyqanet te Rruga e Durrësit mbyllin qepenat nga frika e vjedhjeve

October 26, 2026
Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

Ben Andoni: Studentët në Serbi do të marrin gjithçka vetë përsipër për kabinetin e ri qeveritar

October 26, 2026
Sofra që nuk digjet

Sofra që nuk digjet

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In