Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar se platforma shqiptare nuk përbën rrezik për Maqedoninë.
Gjatë një inteviste për televizionin Nova, eurodeputeti gjerman tha se platforma e partive shqiptare nuk e cënon sovranitetin e Maqedonisë.
Fleckenstein deklaroi se në Maqedoni nuk po funksionon demokracia, pasi palët nuk po dakordësohen për formimin e qeverisë së re.
a.ç