Kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella dhe Raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein urojnë presidentin e zgjedhur Ilir Metën.
Kryetari i Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella dhe nga Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Reporter për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, i kanë dërguar një mesazh urimi Ilir Metës pas zgjedhjes së tij President të Republikës së Shqipërisë.
Pittella në mesazhin e tij dha përgëzimet për Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta duke i uruar sukses dhe mbështetje në detyrën e re. Ndërsa Fleckenstein e uroi Metën për detyrën e re duke shprehur besimin e tij në rolin e tij si President i Republikës së Shqipërisë./a.m.