• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masat anti-kanabis, policia blindon kufijtë, kontrolle të përforcuara

by A R
29/04/2017 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masat antikanabis blindojnë pikat kufitare në vend ndërsa nga java e ardhshme Policia e Shtetit do të shtojë qentë antidrogë dhe efektivët e policisë kufitare.

Burime për ReportTv bënë me dije se me një urdhër të brendshëm të drejtorit të Policisë Haki Cako është vendosur që çdo mjet transporti mallrash dhe autobus të kalojë në skaner në pikat kufitare Durrës, Kakavijë e Kapshticë.

Masat antikanabis prekin dhe automjetet e transportit personal,  ku veturat që qarkullojnë me itinerar hyrës apo dalës nga Shqipëria do t’i nënshtrohen kontrollit me qen antidrogë dhe kamer sinjalizuese për drogën në sebratorët e karburantit.

Sipas urdhrit, sqaruan burimet për Repor Tv,  janë 10 qenë antidrogë që i shtohen policisë kufitare e kryesisht do të përqendrohen në portin e Durrësit, kufirin me Greqinë dhe Malin e Zi.

Këto masa,  sipas urdhrit të drejtorit Haki Cako vijnë në prag dhe të sezonit turistik ku pritet që policia kufitare të përballet me një fluks të shtuar lëvizjesh si në mjete, qytetar dhe turist.

Prej më shumë se një jave, fluksi i sasive të narkotikëve të sekuestruara në pikat kufitare është ulur ndjeshëm ndërsa Policia e Shtetit e kontaktuar nga Report Tv sqaron se kjo gjendje kontrolli e konsideruar niveli i kuq do të vazhdojë deri në muajin shtator.

Përveç qenve antidrogë,  Policia Kufitare ka nisur dhe përdorimin e pajisjeve të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për monitorimin me motor 4 x 4 të kufirit të gjelbër dhe mjeteve lundruese përfshi skafe, anije peshkimi dhe jahtet.

Një ditë më parë ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm Haki Cako i cili gjatë prezantimit të drejtorit të ri të kufirit Aida Hajnaj ka kërkuar nga vartësit e tij respektimin e këtyre masave.

Next Post
Lajçak uron Metën: Vendi ka nevojë për ju!

Lajçak uron Metën: Vendi ka nevojë për ju!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com