• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Flasin ekspertët: Ja sesi transferohen paratë e bankave në Shqipëri

by A R
01/07/2016 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët e sigurisë në banka shpjegojnë procedurat e transferimit të parave. Ja pse nuk mund të ruhet konfidencialiteti. Vetëm në 2015-n, bankat transferuan 204 milionë euro…

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit. Vitet e fundit ky proces është përshpejtuar , pasi bankat kanë ngadalësuar kreditimin në ekonomi dhe kanë investuar më pak para në blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, duke pasur më shumë fonde në dispozicion për t’i vendosur në bankat jashtë. Vetëm në vitin 2015, sipas të dhënave zyrtarenga Banka e Shqipërisë, zëri “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare” është zgjeruar ndjeshëm me 16% apo me gati 29 miliardë lekë në vlerë absolute (204 milionë euro).  Transaksionet e këmbimit të kartmonedhave jashtë vendit janë një tjetër veprim që kryhet shpesh nga bankat dhe kërkon transferim parash jashtë vendit.

Po si kryhet fizikisht ky transferim. Ekspertë të sigurisë bankare kanë shpjeguar për Monitor se kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike. Korniza ligjore, që zbatohet është një udhëzim i ministrit të brendshëm dhe ligji i shërbimi privat i sigurisë fizike (SHPSF), i 2014-s i bërë rishtazi. Mbi bazë të këtyre dy dokumentave bankat lidhin aktmarrëveshjet me SHPSF-të, pra legjislacioni është i qartë në këtë drejtim.

Përgjithësisht bankat, për të qenë të sigurta gjatë procesit të transferimit, çojnë edhe punonjës të tyre, ose ka të tjera që ia besojnë tërësisht kompanisë së sigurisë fizike. Kjo varet nga marrëdhënia kontraktuale. Policia e Shtetit nuk lajmërohet për këtë proces, vetëm Banka e Shqipërisë njofton policinë për lëvizjet e parave.

Ekspertët shpjegojnë se në rastin konkret, difekti duket te siguria e brendshme e pistës. Ata shtojnë se Komiteti i sigurisë së Shoqatës së Bankave ka qenë i angazhuar pas vjedhjes së dytë për të përmirësuar masat e sigurisë. Rrethimi fizik i aeroportit nuk është i mjaftueshëm, jo vetëm për transport vlerash, pasi ai është objekt i sigurisë kombëtare. Ata ngrenë shqetësimin edhe më tej, pasi grabitësit mund të kishin hyrë lehtësisht edhe në avion.

Lidhur me konfidencialitetin e dërgimit të parave, ekspertët shpjegojnë se në një farë mënyre ai është i pamundur të ruhet. Të gjitha veprimet bankat i bëjnë veprimet përmes agjencive doganore.

Ndërkohë janë 5-6 punonjës të shoqërisë private që shoqërojnë blindin, kryesisht të enjte, të premte. Mjafton që dikush të rrijë 20 ditë te kafeja e Rinasit dhe të vetëm nga intinerari lëvizjes të kuptohet se cilat janë veprimet, thonë punonjësit e sigurisë së bankave.

Këmbimet e cash-it dhe si kryhet transporti

Krahas dërgimit të tepricës së eurove apo dollarëve, (kur nuk kanë mundësi kreditimi apo angazhimi në investime të tjera në Shqipër për atë monedhë), bankat grumbullojnë edhe cash të një monedhe në treg. Zakonisht në Shqipëri grumbullojnë cash Paund ose Franga Zvicerane. Këto monedha i tregtojnë në Bankat Rajonale, zakonisht në Vjenë, por edhe Credit SwissZyrich duke i konvertuar në Eur ose dollar, të cilat ose i sjellin mbrapsht fizikisht në Shqipëri ose i kreditojnë në llogaritë me Bankat korrespondence në Austri apo Zvicer, në vartësi të Bankës që bën marrëveshjen. Ky është një trasanksion i thjeshtë këmbimi cash. Bankierët pohojnë madje se këto transaksione të këmbimit të kartmonedhave janë më të shpeshta.

Transporti bëhet me Cargo Ajrore që është shërbim që e ofrojnë kompanitë Ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdisshëm. Në të tre rastet, grabitjet janë kryer kur paratë po dërgoheshin avion, dhe probabiliteti më i lartë është që të kenë marrë paund dhe franga zvicerane. Bankierët shpjegojnë se këto monedha është edhe më e lehtë për t’i kapur edhe më vonë, se janë sasi cash të tilla që i ndjek edhe tregu informal pas Bankës.

Bankierët shpjegojnë se është e pamundur të ruhet elementi i sekretit, kur do të shkojnë paratë në Rinas, pasi linjat Ajrore nisen me orare fikse. Në të tre rastet e grabitura, kanë qenë fonde në nisje, sepse grabitësit i dinë të sakta oraret e transportit dhe me sa duket edhe faktin që shumat janë të mëdha.

Siguria në Rinas

Ngjarja e fundit pritet të krijojë probleme për standartin e sigurisë së Aeroporti, pasi u pa fare mirë se grabitësit mund të hynin lehtësisht deri në avion.

Ajo mund të rrezikojë deri edhe shërbimin High Value Cargo Transport service, duke e futur Shqipërinë në listën e pak vendeve ku ai nuk ofrohet, të tilla si Bagdati, apo Mogadisho. (monitor / r.a)

Next Post

Pensionistët e fshatit përfitojnë kompensim energjie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Detin e Kuq, Huthët shpallin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Rriten tensionet në Detin e Kuq, Huthët shpallin bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

July 20, 2026
Gonxhja: Lirohen çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme në bregliqenin e Pogradecit

Gonxhja: Lirohen çadrat e vendosura në mënyrë të paligjshme në bregliqenin e Pogradecit

July 20, 2026
Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Kevin Keegan

Shuhet në moshën 75-vjeçare legjenda e futbollit Kevin Keegan

July 20, 2026
Vapa dhe era rrisin rrezikun e zjarreve, 9 qarqe në Shqipëri me nivel të lartë alarmi / Instituti i Gjeoshkencave jep njoftimin e rëndësishëm

Vapa dhe era rrisin rrezikun e zjarreve, 9 qarqe në Shqipëri me nivel të lartë alarmi / Instituti i Gjeoshkencave jep njoftimin e rëndësishëm

July 20, 2026
Zjarr i madh mbi tunelin e Vlorës, flakët i afrohen banesave

Zjarr i madh mbi tunelin e Vlorës, flakët i afrohen banesave

July 20, 2026
Boom i filmave në Kinë! Shikuesit rikthehen në kinema, të ardhurat arrijnë shifra rekord

Boom i filmave në Kinë! Shikuesit rikthehen në kinema, të ardhurat arrijnë shifra rekord

July 20, 2026
Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

July 20, 2026
Dy ndërprerje në Kuvend, Balla kërkon shtyrjen e raportimeve të institucioneve për seancën e ardhshme

Dy ndërprerje në Kuvend, Balla kërkon shtyrjen e raportimeve të institucioneve për seancën e ardhshme

July 20, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

Sot dita më e nxehtë e vitit në Shqipëri, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat në ditët në vijim

July 20, 2026
Kuçovë/ 58-vjeçari gjendet i vdekur në një guvë, ishte shpallur i zhdukur prej dy ditësh

Kuçovë/ 58-vjeçari gjendet i vdekur në një guvë, ishte shpallur i zhdukur prej dy ditësh

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In